Nga Klodjana Haxhiaj 

Kjo eshte fundjava e fundit qe fle në shtepine time. Eshte prona ime, e para, edhe për pak dite. Forcat e xhenios po presin ta hedhin në erë me tritol pallatin. Qendrojne rreth e qark pallatit duke frikesuar edhe me shume banoret e tij. Po afron mesnata dhe pallati po shtrin eshtrat e tij te lodhura nga nje dite e gjate, ndoshta me e gjata qe kur eshte ndertuar. Nje ushtri me police e inspektore te shtetit rrethuan pallatin qe ne pike te mengjesit. Banoret e sapozgjuar nga gjumi pa celur mire dielli u kacafyten nje here me policet e punonjesit e shtetit. Banoreve ju kerkua qe brenda dites te largoheshin nga pallati, nga shtepite e tyre, nga prona e tyre. Pallati do shembet se per autoritet eshte demtuar nga termeti. Termeti ka gjashte muaj qe ra, e pallati me te njejten dashuri e fryme, i ka mbajtur brenda tij banoret e tij.

Nje kat me poshte komshiu pensionist nxitoi i frikesuar e hoqi gjithcka, jo vetem mobiljet e dyert por edhe hekurat e dritareve dhe i shiti për pak leke, tek nje tufe me xhambaze qe ndjene eren e fitimeve në keto dite te keqija.
Shtepia e tij poshte ka mbetur si nje zgaver e madhe, e hapur e zeze, nga nata. Edhe shtepite e katit tim njesoj. Pallati hijerende i pa te gjitha si deshmimtar i heshtur, i jeteve te gjithesejcilit. Ca banore klithnin prej marazi, grate shkulnin floket, qanin dhe luteshin . Nje banore e re me dy femije te vegjel , jetonte ne katin e gjashte. As emrin nuk ja kam mesuar sepse erdhi në fund te veres se shkuar në pallatin tone. Ajo klithte se burrin e kish emigrant ne Greqi, e skish ku te shkoje me dy femije te vegjel. Pasdite e pashe qe ngarkuan kamionin me orendite saj ca burra. E dija qe ishin plaçkat e shtepise se saj, sepse dy krevatet roze e blu te femijeve te saj, i kisha pare edhe kur erdhi në ate periudhe qe prisja te lindja Vivin. Gruaja me tha se kunati po e strehonte me te dy femijet dhe babain e moshuar.

Burrat kerkonin dokument prej punonjesve te shtetit, te arsyetuar vendimin pse duhet ta lene shtepine? E vetvetiu pyesnin, po te ikim ku te shkojme?

⁃ Vetem ikni, ikni e mos u dukni qe ekzistoni, qe keni fjetur në kete pallat! Ikni e mos u ktheni se do i veme tritolin!
As në endrrat me te keqija se kishin menduar keto mengjese Maji. Duhet te lene shtepine si hajdute te shtepise se tyre. Dhe pjesa me e madhe i lane.

Pallati e shkallet qene deshmimtare se si prej paradites deri vone banoret bene gare se kush do te ikte I pari. Kamionet nje pas nje nisen te mbushen me mobilje ndersa shume djem benin transportin , nga lartesite e pallatit zbrisnin mobiljet poshte. Ne fillim edhe jorganet e gjumit nuk u paketuan. Nga kati i katert nje jorgan roze varej si litar deri tek kamioni qe mbushej. Aq shume zhurma, kembe, mobilje, batanijet e dimrit dhe carcafe vere u hodhen ne kamione sa edhe pallatit ju mor fryma, jo vetem njerezve qe gelonin nga katet lart e poshte pa pushim. Nga 18 aparatmente në hyrjen tone sonte frymojme kater familje. Neve qe nuk e pranojme te largohemi nga prona jone.

Te gjithe kerkuan banesa me qera. Disa kane gjetur te tjere jo. I futen mobiljet neper garazhe dhe magazina e jane strehuar tek te afermit. Ne kater familjet po i japim fryme edhe sonte pallatit qe ka hapur gojet sikur ka ngrene te zotet e shtepive qe e braktisen.

Por gojet e pallatit do hapen edhe me shume. pallatit do ti hapin treqind vrima ne trupin e tij per ta hedhur në ere.
Por shtepia ime edhe sot eshte kaq e ngrohte. Vivi po vjen verdalle me rrethore. Po meson te hedhe hapat e pare. Në kete shtepi erdhi Vivi para termetit. Kete shtepi e ka mbushur Vivi me Cicerimat e zogjve me te bukur qe ekzistojne. Nje kat me lart eshte Olivia. Olivia e vogel erdhi pas termetit si nje dallendyshe qe sjell pranveren. Pallati eshte deshmimtar i pafajesise se tyre.

Kryetarja e bashkise na tha sot se pallatin do e prishin per te na ndertuar nje te ri. Në fakt ne nuk kerkuam pallat te ri, ky qe kemi eshte i vyer për ne.

Por fjalet jane vetem fjale. Nuk mund te besojme asgje per sa kohe qe pallatin tone po e prishin pa nje arsye te mireqene. Keta jane banoret e pallatit qe mizorisht u perzune nga banesat e tyre…

*(Gazetarja Klodjana Haxhiaj, është banore e pallatit e 6-katësh nr.1062, në lagjen 7 në Durrës, të cilët u lajmëruan se ndërtesa do të shembej, ndërkohë që ishin në pritje të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit).