Gazetat “Përplasje në Bashkinë Durrës”

13/10/2019 - 21:24

Nga Valbona Sakollari

Përgjithësisht shmang të komentoj shpesh dhe gjithçka. Kjo, jo për mungesë opinioni apo argumentash, por sepse mendoj që fjalët pa vepra nuk vlejnë asgjë. Kur e vërteta është e qartë dhe e dukshme, nuk e shoh produktive t’a thuash e s’tërthuash, t’a bërtasësh e ta ulërasash. Veprimet konkrete, në vetë të parë, vlejnë më shumë se 100 fjalime të bukura.

Besoj se në këtë kohë, si kurrë ndonjëherë, të gjithë shqiptarët jemi në një mendje për situatën tejet të zymtë ku jemi zhytyr (përjashtuar ata që e kanë krijuar këtë situatë). Dinë çfarë nuk shkon, dinë ku ka ngecur e s’shohin zgjidhje konkrete nga asnjëri protagonist. E Durrësi s’mund të përjashtohej nga gjithë kjo. Madje Durrësi ka qenë inkubatori më i suksesshëm i kaosit. Tensionet dhe përplasjet e këtyre ditëve në Bashki janë shembulli më i qartë i luftēs për pushtet dhe për të ndarë “pjesët e luanit”.

Edhe pushteti i stërgjatur qenka problem! Pas kaq shumë vitesh, duhen krijuar klane të reja e i duhen bërë nderet ca të tjerëve me poste e ofiqe. Ndaj shfaqet “lufta brenda llojit” edhe kur vazhdon të drejtojë e njëjta parti. Por tani kanë një problem .... kanë dalë zbuluar... s’ja venë dot fajin përkatësisë politike për shkarkimet pa asnjë bazë që deri diku i kanë kamufluar me “dorëheqjet vullnetare”(!!!!). Po ja që ka dhe nga ata me të cilët “doreheqja vullnetare” nuk funksionoi.... dhe kjo i nxorri zbuluar dhe vërtetoi se arësyeja pse administrata publike “dridhet” çdo herë që ka zgjedhje është frika se mund ti shkarkojnë jo për paaftesi, jo për përkatësi politike ( koalicionet krijuan hibridët më të përçunduar), por masë matêse është “freskllëku” ndaj shefit të ri.

Deri dje i ndërsyen shqiptarët kundër njeri-tjetrit, duke i ndarë në të majtë e të djathtë, ndërsa sot, u duhet patjetër të shpikin një ndarje tjetër (lart-poshtë?!?, pa flokë-me flokë ?!?, a ku dreqi e di cfarë). Jo, u gabova, ndjesë..... tashmë nuk kanë nevojë dhe nuk marrin as mundimin për të kamufluar, zbukuruar, përgënjeshtruar.... tashmë gjithçka është aksiomë....Diktaturë

(Sakollari, ish-kandidate për kreun e bashkisë Durrës)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë i ri humbi jetën pasditen e djeshme.

Nga Mentor Kikia

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia!

Dita e sotme mund të quhet fare mirë dita e dorëheqjeve në Durrës.

Nga Fatbardha Kadiu

"Mimoza llastica luan vetëm"

Pas fjalimit të deputetes Majlinda Halilaj që u bë viral ditët e fundit, shumë kolazhe të tjera të publikuara në media risollën edhe njëh

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv