Heronjtë e “heshtur” të Durrësit (FOTO)

22/04/2020 - 15:08

Nga Soren Dedja Njala*

A i njihni ? - Jo, ska se si ...

Perveç mjekeve dhe strukturave shendetesore ata jane "heronjte" e heshtur dhe te vertete te qytetit tone. Per ata nuk ka selfie, foto apo video live sepse jane ata jane gjate gjithe kohes ne dispozicion dhe ne sherbim te qytetareve. Per ata nuk shkruan kush sepse kjo eshte puna qe kane zgjedhur te bejne cdo dite te vitit dhe kur te largohet Virusi.

Ka nga ata qe jane me shume se 24 ore ne sherbim dhe ne turnet me te veshtira. Per me shume se 40 dite ne kete situate pandemie, cdo dite te javes ata kane qene non - stop duke i sherbyer qytatareve edhe kur rreziku ishte akoma i panjohur dhe mund te prekte secilin prej tyre. Ne cdo rruge apo rrugice ka qene prezent Policia e Shtetit, shume prej jush edhe mund t'i kritikojne per ndonje gjobe "te pa drejte" por jua garantoj qe ka dhe njerez te mrekullueshem qe ate uniforme e mbajne me krenari dhe gezojne respekt nga cdo kush.

Ne cdo dyqan apo treg per te vendosur rregull ka qene prezente Policia Bashkiake. Non stop ne sherbim te semureve kane qene shoferet e Ambulancave duke rrezikuar shendetin e tyre çdo dite. Ne cdo ore te dites dhe te nates, punonjesit dhe shoferet e pastrim gjelberimit kane qene duke pastruar dhe dizifektuar rruget e qytetit.

Ne cdo shtepi private, apartament apo deri ne katet me te larta pa ashensor, Postieret e Posta Shqiptare kane shperndare ne kohe rekord pensionet e te moshuarve dere me dere dhe ne godina ku kishte vatra aktive te Covid 19. Ne kete kohe pandemie ne gatishmeri kane qene te gjithe punonjesit e nderrmarjeve publike, UKD, OSSHE etj, per cdo difekt apo avari qe qytetareve te izoluar mos t'i mungonte asnje sherbim neper shtepiat e tyre.

Punen me te lodhshme dhe me rrezikshmeri me te larte e kane bere punonjesit e marketeve, furrave te bukes, sherbimeve, bankave, farmaciste, shofere, furnitore, teknike etj. Ata kane qene cdo dite perballe dhe ne kontakt me qindra e mijerave fryme njerezish (pse jo dhe te prekur nga virusi).

Te pamposhtur dhe te palodhur kane qene dhe shoferet e kamionave qe kane pershkuar mijera kilometra edhe neper shtetet me te prekura nga Covid 19, qe vendit tone mos t'i mungoje asgje nga ushqimet dhe nevojat bazike. Te mos harrojme Gazetaret, reporteret dhe kameramanet qe kane qene 24 ore live duke na informuar per cdo gje.

Forcat e Reparteve Zjarrefikese te cilet kane qene ne mbeshtetje te ekipeve te dizifektimit te qytetit. Forcat e Sigurise Portuale te cilet kane qene ne gatishmeri maksimale dhe sherbim 24 ore ne Portin e Durresit, institucioni i vetem ne Durres i cili nuk ka reshtur se punuari asnje minute.

Ne fund te ketij pershkrimi te shkurter mund te kem harruar ndonje kategori te caktuar punonjesish por kushdo qe e gjen veten ne keto rreshta i kemi ne mendje te gjjthe dhe meritojne respektin maksimal nga ana jone.

*Marrë nga postimi në rrjete sociale

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: