Kandidati për bashkinë e Durrësit? Ja kush e ndaloi Ramën të thoshte emrin

29/03/2019 - 18:37

Ndërsa të gjithë socialistët dhe rilindasit durrsakë të mbledhur në sheshin “Liria”, po prisnin që kryeministri të artikulonte emrin e kandidatit për bashkinë e Durrësit, Rama shfrytëzoi zërin e hoxhës që kumboi nga xhamia dhe në respekt të fesë e mbylli takimin “Bashkia që duam”. Madje u duk sikur zëri i imamit i erdhi si shpëtim për të përmbyllur takimin dhe çuar të gjithë të pranishmit në shtëpi. 

Thuajse të gjithë pjesëmarrësit ishin të sigurt se nga Durrësi, Rama do ta zbardhte emrin e kandidatit, por duket se kryeministri nuk ishte ende gati për ta ndarë këtë emër me socialistët durrsakë.

Më shumë sesa për investimet e ardhshme që pritet të realizohen në Durrës, Rama ishte i shqetësuar për protestat e opozitës dhe protestën e thirrur nesër për t’u mbajtur nga PD-ja në Durrës.

“Duam të punojmë akoma më shumë, të transformojmë më tej Durrësin për të përmirësuar jetën e qytetarëve”,- tha Dako në fjalën e tij, si për t’i kujtuar Ramës se e dëshiron edhe një mandat të katërt.

Por nëse ky do të jetë Gjushi, siç preferon ta thërrasë edhe vetë Rama, apo ndonjë nga kandidatët e tjerë të përfolur kjo i takon së ardhmes.

Rama kishte ardhur në Durrës për të dhënë spektaklin e rradhës, për të bërë një dorë gallatë me të mbledhurit në shesh, të cilët thuajse i detyruan të ishin aty pasditen e kësaj të premteje.

Ndërsa përsa i përket kandidatit që të gjithë e prisnin ta mësonin, Rama vendosi t’i mbajë edhe ca të karikuar duke hamendësuar se kë do të përzgjedhë. Duket se atë që ka vendosur në kokën e tij, Rama s’është ende gati ta ndajë me bazën socialiste, megjithëse pati deklaruar se kandidatët do të propozoheshin nga baza dhe do të përzgjidhej ai që gëzonte mbështetjen më të madhe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për skandalin me pedagogun Denis Himcin, i cili i kërkonte studentes favore seksuale kundrejt marrjes

Pas Saimir Tahirit, të cilin po mundohet ta bëjë kokë turku me se s’bën, pas Ditmir Bushatit në Shkodër, Edi Rama duket se i ka vënë shke

Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës.

Nga Mentor Kikia

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe te qeta edhe të dhunshme;