Nga Gladiola Jorbus

Karma është ligji universal i tendencës së ekuilibrit predominues në të gjithë kozmosin. Për çdo veprim ka një reagim, për çdo shkak vjen një efekt më pas.

Ky parim themelor ka qenë i njohur nga të gjitha traditat e mëdha fetare.

Për disa karma mund të paraqitet vetëm si ligji i paepur i shkakut dhe pasojës, e cila e lidh njeriun me rrotën e dhembjes dhe mjerimit, që dominon të tërë ekzistencën (ose më mirë, ekzistencat e njëpasnjëshme) duke imponuar shpagimin e gabimeve të bëra; por ata që dinë se si të shohin përtej manifestimeve sipërfaqësore mund të perceptojnë harmoninë e saj të thellë, dhe më pas ta implementojnë këtë harmoni brenda vetes.

Lavjerrësi, përvoja e përditshme krijon disonancë dhe çekuilibime, por ekziston një pikë ekuilibri, në të cilën gjithçka kthehet në mënyrë të pashmangshme.

Të gjesh këtë ekuilibër dhe ta bësh atë një realitet të brendshëm; është sfida e çdo individi të vetëdijshëm. Në këtë kuptim, karma është një oshilacion ritmik dhe  i balancuar i forcave të jetës, të cilat përbëjnë një dualizëm shumëvjeçar të shkakut dhe pasojës, një tërësi të unifikuar; një progres ciklik drejt vetëdijes së plotë, një kthim prapa në hyjnoren.

Qëllimi i eksperiencave që publikohen apo rrëfehen synon integrimin e njeriut drejt dritës së dashurisë, për të ndërtuar një ‘ekzistencë të  ndërgjegjshme, ku çdo veprim pasqyron harmoninë hyjnore.

Disa ligje karmike:

  • Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë dikujt derisa ta pësosh vetë. Prandaj jam këtu. Karma.
  • Si të trajtojnë njerëzit është karma e tyre; si reagoni është karma juaj.
  • Çfarëdo që i jepni jetës, ajo do t’jua rikthejë shumëfish. Mos urreni askënd. Urrejtja që del nga ju, një ditë do të rikthehet te ju. Duajini të tjerët. Dhe dashuria do t’ju rikthehet gjithashtu.