Nga John Ilir Vasili

“Nuk mund t’i zgjidhim dot problemet tona me të njëjtin mentalitet që kemi përdorur kur i krijuam ato” – Einstein.

Ne Durres:

– U prish Lulishtja 1 Maji ne mes te qytetit. Zbuluan qytet antik romak poshte ne toke. Me rruge e me ambiente te mire-ruajtura nga koha sa po ti meremetoje çatite e ktheje ne lagje te vertete banimi. Por Ferdinand Xhaferri (PD) i fut nje firme per ndertim pallatesh dhe sot ajo trashegimi shekullore u varros.

– Zbulohet mozaiku antik romak tek Pallati Sportit dhe kryetari i Bashkise Miri Hoti (PS) me pacipesine me te madhe i fut nje vile per vete mu persiper. Iku u varros dhe historia e mozaikut.

– Ish-Shtëpia e Pionierit, që ka qenë dhe pallati i Princ Vidit, u prish dhe u zbulua papritur “Golden Gate (Porta e Artë) e rrugës Egnatia. Kjo ishte porta e trefishtë, ku fillonte rruga Egnatia nga Durrësi në Konstandinopojë. Porta në qendër, qe e madhe për të kaluar karrocat dhe kalorësit, dy porta anash më të vogla për të kaluar këmbësorët”. Mirepo me firmen e Kryebashkiakut Arqile Gorea (PD) edhe aty u ndertua nje pallat nga kompania e Roland Xhelilit (PS) qe eshte sot Prefekt i Durresit. Sot ne ato mure eshte nje klub nate per qejf dhe te ai pallat siper fle gjume pa ju skuqur faqja fare Vangjush Dakos.

– U prish qendra e qytetit te Durresit nga Rilindja Urbane hajvane. U shkul shatervani qe perfaqesonte historine e ndertimeve moderne te kohes fashiste ne Durres bashke me lulishten dhe pemet ne shesh, per tu bere piste guri per te shetitur proletariati, klasa punetore dhe fshataresia kooperativiste. Firmatari i prishjes ishte vet kryebetonieri dhe Kryebashkiaku Vangjush Dako (PS).

– U germua ne hyrje te portit per te ndertuar Velieren e Rilindjes duke mbuluar nen hije si Torren Veneciane simbol te Durresit por edhe hyrjes e Portit me te madh te vendit. Gjate germimeve u zbuluan muret e qytetit antik te Dyrrahut te cilat u mbuluan me betonin e turpit te Edi Rames dhe firmen e ushtarit te tij te bindur, anti-qytetarit Vangjush Dako (PS), i cili per ironi te fatit e ka mu poshte ballkonit te apartamentit ku jeton vet.

* * *

Dhe per te gjitha keto nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe askujt. Pergjegjesit, edhe pse midis jush, kane ikur ne drejtim te paditur per prokurorine e krimit.

Te gjitha keto per t’ju treguar qe e keqja nuk vjen vetem nga termeti dhe nga natyra. E keqja me e madhe vjen nga natyra juaj. Jeni ju te gjithe qe keni ndenjur duke ber sehir duke pire kafen e perditshme perpara krimeve te mesiperme sepse mendonit qe nuk kishit lidhje me to. Keni menduar qe nuk ju prekte ju, keshtu qe nuk u perkiste. Po pse kujt mendoni ju se do i dhimbte per Durresin? Kryebashkiakeve te partive te Tiranes? Apo Sali Berishes, Edi Rames, Ilir Metes, Lulzim Bashes, Ferdinand Xhaferrit, Arqile Gorese, Miri Hotit, Vangjush Dakos me kompani?

Por ju ishit larg. Vinit ne Durres vetem per plazh, kalonit vetem kur ju binte rruga per pushime, per dreke-darka apo per te kercyer prane detit per qejfin tuaj personal. Shume pak nga ju kane ardhur te interesohen dhe te shikojne me syte tuaj se ç’ishte bere ne qytetin e Durresit. Kurre nuk hapet syte e te reagonit per ate qe kishte kohe qe ishte instaluar. Kurre nuk menduat qe nje dite do vinte radha e qytetit tuaj dhe e shtepise tuaj. Kurre nuk menduat per interesin qytetar se çfare lloj fare ishte hedhur dhe çfare bime keqe po rritej. Bime e cila neser kur te behej peme me trung te trashe, jo vetem qe do ju mbyste por sdo kishit fuqi as ta shkulnit. Dhe ju e late te rritej duke u freskuar nen hije. Mjaftonte qe nuk ishte e juaja dhe nuk po ju ndodhte ju. I fusnit nje darke dhe nje vals ne lokal buze detit, nje sy lajmeve (pa audio) ne TV e hotelit dhe gjume o qerrata. Çi qi t’ëmën mureve romake.

Por ja që kuçedra levizte cdo dite e me shpejt deri sa erdhi ne pragun e shtepise tuaj, atje ku iu dhemb me shume. E sot bertisni dhe qani per artistet, artin dhe teatrin. Jeni fallco te gjithe. Me vjen keq por nuk ju besoj. Do ju besoja nqs do coheshit, do i vinit gjoksin krimit shteteror, do protestonit e do kallzonit penalisht ne cdo instance te gjitha krimet e bera deri me sot. Ateher po, do ju besoja qe edhe juve ju dhemb trashegimia qytetare. Por ju heshtet. Veçse heshtet. Sepse jo vetem qe nuk iu dhimbte, por paguheshit edhe mire pa bere asgje, por duke bere sehir gremisjen.

Dhe sot cuditeni si ka mundesi qe jeni kaq pak kunder nje ushtrie maskarenjsh qe ju vet i ushqyet per 30 vjet e i bet gati per tju shqyer kur te munden e si te munden sapo te ndihen te forte. Sepse nuk arrini akoma te kuptoni qe cdo gje fillon nga hapi i pare, e i keni lënë te bejne kilometra duke i mbajtur mbi kurriz per te perfituar sa te mundeni. Po ta kishit kuptuar s’do ishim sot ketu ku jemi.

Tashti therrisni Ilir Meten mbase ju mban nje fjalim te bukur mbi kushtetuten, te puthe prap flamurin, apo te perulet e te shtrihet zvarre duke bere shqiponjen me duart pis. Ndoshta e sheh si borxh qe iu ka per 2 marsin. Ndoshta ju dergon prap Moniken t’ju qaj me lot krokodili sa shume ajo e do teatrin dhe sa pak e do parajsen e vet ne Lalez. Ose uluni prisni ne ndonje salle apo cader dielli Lulzim Bashen te dale nga gjumi i paqes ku eshte duke pare enderren e premtuar per pushtet. Ndoshta ju mendoni se kjo e tremb Ramen dhe teatri kthehet prap ne kembe. Por e keni gabim. Sepse po vazhduat me te njejtin sistem horrash (PS-PD-LSI), do beni vetem nje vrime ne uje. Vrime e cila do ju perpije te gjitheve dhe s’do u gjenden me as kockat e jo me trashegimite. Sepse nuk mund ta zgjidhesh problemin me te njejtin menyre te menduari qe na solli deri ketu.

Dhe perpara se te kerkoni fajtoret e trashegimise se artit dhe teatrit (mes te cileve jeni dhe ju qe jeni militante), kerkoni njehere te japin llogari ata qe shkaterruan trashegimine kulturore dhe arkeologjine e qytetit te Durresit. Sepse, te jeni te bindur, qe vetem kur te funksionoje kultura e pergjegjshmerise dhe ndeshkimit, vetem atehere Rama, Veliaj, dhe cdo soj e sorrollop si ata, do dridhet e do shkerrmoqet me turp dhe ju do fitoni lirine e te drejtat qe ju takojne.