Kur të flasësh për Çamërinë, … mundohu të lexosh historinë e saj!

14/08/2020 - 22:35

Nga Idriz Balani

Përgjigje Planor Baraj, për çfarë shkruan për çamët dhe racën arjane.

Mbeta i befasuar dhe nuk po i besoja syve kur pashë “komentin” tënd në statusin tim, që nuk kishte asnjë lidhje me shpërndarjn e disa fotove bërë nga unë, në përurimin e bustit të aktorit të shquar të teatrit e kinematografisë kosovare, Skënder Tafaj (kujtime që mi pruri fb. në 2 vjetorine inagurimit), me atë që komentove ti. Për një moment mendova mos të të kthej përgjigje, por kur pashë që në komentin tënd nuk ishte diçka thjesht personale me mua, por akuzohet rëndë dhe padrejtësisht një popullsi, një krahinë Shqiptare, pra Çamëria, atëherë është e përligjur edhe përgjigjja ime. Më parë po instaloj komentin tënd e më poshtë po të jap përgjigjen që meriton.

....Une ju siguroj me jeten time qe çamet nuk kane asnje lidhje me gjakun Arjan te Albanise (...Sateliti thote qe çamet kane origjine nga Egjypti) !....

&-Organizmi dhe te gjitha aktivetet e çameve tregojne shprtin 'GRUPAZH' (tradheti dhe korrupsion) te nje populli te huaj qe kerkon diçka me shume te shtepia* e mikut qe e strehoji !....

&-Toka e nje kombi nuk eshte vetem varri i te pareve ,.... por eshte edhe materniteti i brezit te ardhshem !...

&-Camet qe kishin frike nga vdekja e braktisen Camerine !...

&-Te gjithe shoket tane te Camerise rrembyen si te marrosur testen e PPSH ,....pavaresisht se ishin bashk-punetore te Nazi-Fashizmit ,.....ndersa ne (.... Bijt e Komisareve te Luftes) mbetem hyzmeqare te Komunizmit çam.

&-Po vjen koha qe do te hapen dokumentet-Satelitore ,....dhe une jam i sigurte 100% qe te gjithe çamet do zhduken (...naten) nga Albania !....

&-E verteta eshte shume e hidhur ,....por te liron shpirtin nga gjerat e liga.

......Shoqata juaj me kujton Shoqatat e Kombesive te ndryshme ne gjirin e shoqerise shume-kombeshe Amerikane ,...sepse ne shoqaten tuaj nuk gjendet asnje kombas i Albanise............................................... ....!!....

&-Une (...si edhe dhe shume Arjan te tjere) nuk kam asnje arsye qe te vij me Shoqaten tuaj ,......ndersa ju vrapuat si te marrosur te Partia jone.

Duke lexuar e rilexuar këtë koment mendova dhe vazhdoj të mendoj, që kam të bëj, në rastin më të mire me një njeri jo normal e në rastin më të keq me një racist të ndyrë në shërbim të qarqeve të ndryshme antishqiptare.

1 – Çamët janë autoktonë në trojet e tyre në Epir – Thesproti – Çamëri dhe nuk janë të ardhur nga Egjypti, siç shkruan ti. Merre mundimin e lexo se cilët ishin fiset Ilire në atë krahinë. Cilët ishin Mollosët e mbretërit e tyre. Kush ishte Pirro i Epirit. 2 – Botën, universin e ka krijuar Zoti, ndërsa Satelitin e kanë krijuar njerzit dhe kanë shkruar sipas interesave të tyre. Prandaj të rekomandoj të lexosh Historinë e vërtetë e jo broçkullat, që shkruhen atje. 3 – Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe kjo është e provuar, ndërsa teza e “gjakut Arjan të Albanisë”, është tezë nazi - fashiste.

Po të perifrazoj nga Wikipedia:

Ishin të gjatë, bjondë, me sy bojëqiell. Kishin nofull të fortë, ballë të lartë dhe shpatulla të gjera. Me një fjalë, njerëz të pashëm me tipare tipike nordike. Dy studiues gjermanë të fundit të tetëqindës e përshkruanin në këtë mënyrë aspektin fizik të indoeuropianëve, alias Arianëve, popull primitiv, gjaku i të cilit rrjedh në venat e pothuajse të gjithë europianëve, dhe jo vetëm. Dy studiuesit quheshin Theodhor Poesche dhe Karl Penka. Pas tyre, nazizmi stiloi një klasifikim neo-arianët e racës së pastër ishin gjermanë (përjashtuar hebrenjtë), ata një kategori më poshtë ishin rusë. Se sa shumë pasoja të tmerrshme erdhën prej kësaj, kjo dihet tashmë.

“Aryan” është një term që nga sanskritishtja do të thotë “fisnik”, i përdorur si një vetëpërcaktim nga njerëzit indo-iranianë. Fjala u përdor për t’iu referuar klasës fisnike si dhe rajonit gjeografik në Indi të njohur si Âryâvarta, ku u bazua kultura indoariane. Në shekullin e 19-të, termi “Arian” do të miratohej nga Arthur de Gobineau si një kategori racore, që bazohej në idenë e racës së pastër bionde të Europës Veriore, pra, racës “Ariane”, të ardhur nga India, të kulluar e të papërzier me asnjë racë tjetër.Idetë e tij ndikuan në ideologjinë naziste raciste, e cila i pa “popujt arianë” nga natyra superiore ndaj grupeve të tjera racore, sidomos ndaj hebrenjve. Por, studimet gjenetike në Indi, duke përdorur analizën e ADN-së, kanë konfirmuar se vetë qytetërimi indian është shumë burimor dhe duke tërhequr impulset kulturore, traditat dhe praktikat e tij nga një larmi familjesh dhe historie të migracionit. Pra, të gjithë jemi emigrantë; konkludojnë studiuesit indianë të gjenetikës, duke i dhënë një mesazh të qartë legjendave shqiptare për pastërtinë e racës, kur vetë raca ariane është e përzier me emigracione të ndryshme.

Po në Wikipedia nga Prof. Dr. MYFTAR BARBULLUSHI

4 – Popullsia çame, një popullsi shqiptare e pastër nga gjuha, zakonet, doket, këngët, vallet kostumet e vajet, ruajtur me një fanatizëm për t’u admiruar edhe në ditët e sotme. Çamët nën presionin e vazhdueshëm të shtetit Grek, si dhe zbatimin e marrëveshjes së Lozanës për transferimin e popullsive mbi baza fetare, bëri që mbi 50/% e kësaj popullsie të çvendoset në Turqi dhe sotëatje jetojnë Çamë ortodoks. I tillë ishte edhe fati qindra – mijra shqiptarëve në Kosovë, Shqipërinë lindore (Shkupi, Manastiri,etj.), në Ulqin etj., nga Serbia dhe Mali i Zi në veri. 5 – Si në gjithë Shqipërinë ku pati bashkëpunëtorë me pushtuesin nazi – fashistë edhe në Çamëri pati të tillë, por nga kjo krahinë kanë luftuar me armë në dorë mbi 1000 djem e vajza partizanë, përkrah komisarëve për të cilët bën fjalë ti. Janë disa djem të kësaj treve, te cilët u internuan në kampe pëeqëndrimi, ku edhe dhane jetën. Rasti i Nuri Zanes, i cili shpëtoi nga kampi i përqëndrimit në Gjermani dhe vuajtja në burgjet e “Komisarëve” të tu, është një ndër dhjetra rasteve të tilla. Sa për dijeni edhe im atë Madan Balani ka qënë partizan në Brigatën e IV sulmuese. Më 2 Shkurt 1943 në fshatin Markat të Konispolit u krijua Çeta “Çamëria” me 36 partizanë e më pas Batalioni Çamëria me 220 partizanë. Më vonë ky Batalion u inkuadrua në Brigatën e XIX sulmuese. A e di ti se sa djem të çamërisë ju bashkuan EAM-it në greqi dhe çfarë fundi paten?. 6 – Çfarë duhet të bënte një popull, kryesisht gra e fëmijë pa armë e pa udhëheqje përballë shtetit monarko – fashist grek, që burrat çamë i mblodhi e i internoi nëpër ishujt grekë, nga ku shumica e tyre nuk u kthye gjallë. Kjo popullsi në genocidin e fundit të viteve 1944-1945, vuajti raprezaljet, përdhunimet, vrasjet e torturat nga më çnjerëzoret (djegje te gjallë në furra buke, çarje të barkut të grave shtatzëna me bajonetë). Ky genocid etnik e fetar si dhe “rezistenca Çame” duhet të përshkruhet në një film epik të përmasave botërore, të shihet nje popull duke i rezistuar tankeve dhe aeroplaneve te ushtrise monarko-fashiste greke,bandave Zerviste, e ushtrise Angleze. Më shumë se 22mijë e 500 Çamër erdhën në Shqipëri. Do të ishte mikpritja e popullit shqiptar brënda kufirit, si dhe platforma shtetërore për vendosjen e kësaj popullsie në Shqipëri. Gjej rastin të falenderoj popullin vendas ku u vendosën çamët, për mikpritjen, bujarinë dhe mundësinë që krijuan për4 integrimin tone brënda këtyre komuniteteve. 7 – E njëjta histori në fundin e shekullit të XX me Kosoven nga pushtuesi Serb. Mbi një million shqiptarë u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre dhe u përcollën drejt trungut amë, Shqipërisë. Mos ndoshta edhe këta kishin frikë nga vdekja dhe e braktisën Kosovën. Jo, jo, or lumj miku, asnjë nuk e lë vendin e vet, shtëpinë e vet, mallin e vet pse ka frikë nga vdekja, por i detyruan me dhunën me të egër e barbare e nën kërcënimin e armëve ta braktisin vëndin e të parëve. 8 – Çamët që erdhën në Shqipëri u detyruan nga “Komisarët” tuaj në vitin 1953 të marrin Shtetësi Shqiptare. Kombësinë e kishin Shqiptare, por shtetësinë Greke. Pra nga ana e shtetit Shqiptar u mbyll një herë e përgjithmonë mundësia për t’u kthyer në trojet e të parëve. 9 – Pas rënies së “Komisarëve” të tu Çamët themeluan Shoqatën e tyre, ku në themel të programit të saj ishte dhe është “Rikthimi në trojet e tona”, që na i kanë lënë të parët. Vjen apo nuk vjen ti e soji yt racist ne aq na bën. 10 – Së fundi, meqë jemi njohur dikur, pasi kemi mbaruar të njëjtën shkollë e kemi qënë qytetarë të të njëjtit Qytet, po të jap një këshillë: a – mos fol për çamët pa mësuar më parë historinë e tyre, pasi është historia e Kombit Shqiptar dhe e gjithë Shqiptarëve. b – po vazhdove të shkruash të tilla budallallëqe me të drejtë do të thonë, ky i shkreti qenka roitur fare, … ka vajtur për lesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: