In memoriam/ Shpresa Prodani, do të kujtohet gjithnjë si profesioniste dhe humaniste e pashoqe!

10/01/2021 - 16:37

Nga Lumturi Njala- Kercuku

Jam pikelluar pa dyshim, nga lajmi i ndarjes nga jeta te Shpresa PRODANIT.

Biznesmene e njohur dhe e suksesshme, grua, nene dhe shoqe e rralle dhe shume e zonja.

Ishte shume vite perpara, kur e njoha zonjen e inxhinieren e nderuar Shpresa PRODANI.

Punonte e perkushtuar ne bizneset qe kish ngritur bashkeshorti, i paharruari Shpetim PRODANI. 

Ajo frekuentonte shpesh Zyren e Punesimit (ZP) dhe krijoi maredhenje te rregullta e institucionale me institucionin tone dhe te tjere qe duhet te bashkepunonte per mbarevajtjen e puneve ne dobi te komunitetit e te familjes.

Kontaktonte e punesonte te papune te shumte per te ndihmuar ne uljen e papunesise ne qytet, jepte e kerkonte mendime e informacione per zhvillimin ekonomik te zones, mbarevajtjen e bizneseve.

Shpresa u zgjodh unanimisht nga nje grup biznesmenesh qe t'i perfaqesonte ata ne Keshillin Lokal Trepalesh qe funksionon i jashtem prane ZP-se dhe ishte shume e vlefshme dhe e rregullt ne takimet e mbledhjet e ketij bordi keshillues e informues.

E zonja dhe profesioniste e pashoqe, do te kujtohet Shpresa PRODANI nga ne qe e njohem nepermjet punes dhe jetes se perditshme, ajo binte ne sy per seriozitetin, korrektesine, dashamiresine dhe humanizmin qe tregonte per njerezit e thjeshte, bashkepunetore ose jo te saj, e familjarizuar me njerezit sikur bije e ketij qyteti te lashte e te dashur.

I meritoi Shpresa gjithe vleresimet dhe nderimet qe mori nga shoqatat ku bente pjese apo organet e pushtetit.

Rriti perfekt tre femije te denje e te devotshem, duke vazhduar njekohesisht pa u lodhur punen dhe perkushtimin si nje zonje e vertete ne dobi te shoqerise e familjes.

Ishte fillimisht bashkeshorti, Shpetimi, ai qe hapi e inicioi bizneset, sepse dhe ai ishte njeri e inxhinier i talentuar dhe shume i perkushtuar.

Kam njohur dhe punen e tij ne byrone teknologjike te portit detar, nd/jes me te madhe te transportit detar te republikes. Kontribuoi deri ne fund te jetes se tij me perkushtim, profesionalizem e palodhje per nd/jen, qytetin e shoqerine.

Te dy bashkeshortet PRODANI, ishin e do te mbeten zoterinj te vertete dhe si te tille do te kujtohen gjithnje nga qyteti, njerezit, familja e shoqeria.

Te nderuar e te paharruar per jete Shpresa e Shpetim PRODANI!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: