Mesazhi im është alkimik

13/10/2014 - 14:49

Nga Gladiola Busulla

DURRËS, 13 tetor 2014 - Osho, filozofi indian që jetoi gjithë jetën si një shpirt i lirë. Ai preku jetën e miliona njerëzve në botë përmes diskutimeve, librave dhe punës së tij në dimensionin e meditimit. Siç shprehej dhe ai vetë: “Mesazhi im nuk është një filozofi, nuk është një doktrinë; me siguri është alkimik. Është një shkencë transformuese”.

Ja disa nga shprehjet më kuptimplote të tij:

-          Mbaj mend: opozita e dashurisë nuk është urrejtja, por frika. Urrejtja është dashuri e ulur kokëposhtë.  Kur dashuron zgjerohesh ; kur ke frikë tkurresh. Kur keni frikë, bëheni dyshues; kur jeni të dashuruar keni besim.

-          Askush nuk të detyron të jetosh në një ferr: je ti që e zgjedh. Mendja mendon negativisht dhe negativja ju afrohet. Sa më shumë negativitet të keni në mendje, aq më negative bëhet jeta juaj, aq më shumë negativitet akumuloni.  Dhe kjo vazhdon jetë pas jete.

-          Jetojeni jetën pa pritshmëri! Duke pritur shumë nga jeta, kjo padyshim ju çon në dështim dhe zhgënjim. Pritshmëria është rrënja e frustrimit. Vetëm në qoftë se ju lëvizni, pa pretenduar domosdoshmërisht diçka, atëherë ju do të gjeni diçka. Dhe nuk është e thënë që në këtë botë, gjërat dhe njerëzit të përputhen me atë që ju kërkoni  apo konsideroni të drejtë.

-          Pse vraponi çmendurisht andej-këtej pa asnjë arsye? Ju jeni ajo që ekzistenca dëshiron që ju të jeni. Duhet vetëm të relaksoheni.

-          Ju do të befasoheshit po t’ju thoja se gjithçka në këtë botë është shpikur nga njerëzit e gjallë dhe të qeshur; jo nga seriozët. Njerëzit seriozë janë shumë të orientuar nga e kaluara, vazhdojnë  të përsërisin të kaluarën, sepse ata e dinë se ajo funksionon. Nuk janë kurrë kreativë.

-          Njerëzit origjinalë përbëjnë shqetësim për shoqërinë, gjithmonë i japin bezdi asaj. Ata nuk janë të manipulueshëm, janë plotësisht vetvetja dhe përpiqen të jetojnë jetën e tyre jo sipas modeleve klishe të shoqërisë, por sipas vizionit të tyre.

-          Askush nuk lind apo ekziston për të realizuar idealet e dikujt tjetër.Ju jeni zot i dashurisë suaj dhe mund të falni sa të doni prej saj, por ju nuk mund ta kërkoni medoemos atë nga një person tjetër, sepse askush nuk është skllavi juaj.

-          Njeriu inteligjent nuk jeton në të kaluarën e vdekur, nuk mbart kufomat. Edhe pse mund të kenë qenë të bukur, të vyer, të vdekurit (njerëz, kujtime, objekte material, vite etj.) nuk kthehen më pas. Ai që jeton me të kaluarën; është zhdukur përgjithmonë.

-          Jetoni jetën çast pas çasti, pa e projektuar të ardhmen. Shijoni heshtjen, gëzimin, bukurinë e çdo momenti. Lumturia është një e brendshme të shfaqet; është një zgjim i energjisë suaj; është një zgjim i shpirtit tuaj.

-          Lumturia është shfaqje e botës së brendshme; është një rizgjim i energjive tuaja, një rizgjim i shpirtit tuaj.

-           Ideja se fëmijët tuaj janë pronë e juaja është absolutisht e gabuar. Vijnë në botë përmes jush, por nuk ju përkasin. Ju keni të kaluarën, ata kanë të ardhmen. Nuk mund të jetojnë sipas ideve tuaja. Ata duhet të jetojnë sipas mënyrës së tyre, në liri, në përgjegjësi, në rrezik, në sfidat e jetës e jetës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas fjalimit të deputetes Majlinda Halilaj që u bë viral ditët e fundit, shumë kolazhe të tjera të publikuara në media risollën edhe njëh

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për skandalin me pedagogun Denis Himcin, i cili i kërkonte studentes favore seksuale kundrejt marrjes

Pas Saimir Tahirit, të cilin po mundohet ta bëjë kokë turku me se s’bën, pas Ditmir Bushatit në Shkodër, Edi Rama duket se i ka vënë shke

Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës.