"Mimoza llastica luan vetëm"

24/10/2019 - 11:35

Nga Fatbardha Kadiu

"Mimoza llastica luan vetëm"

- Sistemi duhet ndryshuar bërtasin disa.
- Duhen hapur listat thonë disa të tjerë.
- Jo nuk duhen hapur se na ikin elitat nga partia thonë servilët.
- Vota e qytetarit duhet të marri vlerën që i takon tregon një pjesë tjetër.
-
- Etj etj togfjalësha në këto ditë të mrekullueshme moti ( Faleminderit o Zot) që herë na buçasin në vesh, e herë thjesht na grricin dëgjimin, e herë herë na bëjnë për të qeshur.

Për secilin togfjalësh do të kishte një përgjigje të merituar.

* Sistemi duhet ndryshuar....... bërtasin disa. Po çdo gjë duhet ndryshuar more zotëri mos fol si kompetent dhe me eksperiencë të madhe politike duke shitur e duke vlera vota e shum më shumë se vota. Se ti je vet shkaku i gjithë këtij rezultati. Ndaj zbrapsu.

* Duhen hapur listat mendojnë disa të tjerë. Edhe po u hapen prap tek dyert e të fortëve do të përplasen një pjesë e konsiderueshme e kanditateve, tek të fortët e drogës, tek të fortët e PPP-ve, mos ta harrojmë këtë. Dhe kur dëgjoj si I referohen sistemit të Kosovës më vjen akoma më shumë për të qeshur. Kur në tryeza I tregoja vite më parë për sistemin e Kosovës, më thonin e pamundur, nuk realizohet dot këtu tek ne. ( kjo pergjigje e politikanëve është identike me atë të administratës publike në sportel: nuk bëhet dot ka hyr në sistem tashme ). Sot po këta thonë sesa mire e ka Kosova, ja si erdhi ndryshimi I madh në Kosovë thonë madje. Por të dashur në Kosovë ndryshimi nuk erdhi nga sistemi erdhi nga Albini. Erdhi nga stili i tij I lidership-it, erdhi nga qëndrimet e tij konsistente përgjatë viteve. Albini nuk u zbraps kurrë edhe kur të gjithë botën e kishte ku dër, edhe kur të gjitha mediat I kishte kundër, ai vazhdoi projektin e tij. Albini nuk nis një fjali dhe e lë përgjysmë. Ai nuk llapaçitet në fjalimet apo bisedat e tij politikisht korrekte dhe azgjë esenciale, përkundrazi ai është I drejtpërdrejtë dhe "crystal clear" në qëndrimet e tij. Albini nuk eshte hajdut i vendit të tij. Ai nuk është luajal sepse ia kërkon xhepi I tij ai është besnik I idealeve. Ndaj të dashur miq ju lutem kur flisni për ndryshimet në Kosove jini objektiv. Dhe ashtu siç do ta kuptonte rinia e sotme çdo gjë është quontum dhe jo rezultat I eksperimenteve të lëna përgjysëm si kavie.

* Aman se mos na ikin elitat...... thonë disa të tjerë. Pu pu pu, Po kush mendon që është kaq elit absolute sa pa të parlamenti nuk do funksiononte, ju lutem. Kjo do të thotë I dashur mik që je komplet idiot. Kuadro, intelektual, elite etj etj etj. Një këshillë miqësore, bëhu në fillim një "zotëri" e pastaj bëhu çtë duash kur të rritesh.

* Vota e qytetarit duhet të marrë vlerë....... thonë disa të tjerë. Dhe vete qytetari qesh me këtë....
_________________________________________________

Po përse nuk themi të vërtetën (në fakt kjo është e verteta ime). Mos vallë mendojmë se humbim kredenciale politike?!?!!!!!

Asnjë sistem nuk ka vlerë nëse lideri është hajdut.
Asnjë elit nuk I duhet parlamentit nëse nuk përfaqëson azgjë përveç lëpiries.
Asnjë listë e hapur nuk shërben për azgjë nëse listat kanë hajdute brenda.
Asnjë vlerë nuk ka vota për qytetarin kur puna dhe kontributet e qytetarit vidhen.

Qytetarit I duhet vlera e jetës së tij, e punës dhe kontributit të tij.
Qytetarit I duhen administrator që I shërbej ë me integritet nëpër zyra.
Qytetarit I duhet përgjegjshmëria dhe përgjegjësia direkte mbi veprimet apo mosveprimet e anëtarëve të parlamentit.
Qytetarit I duhet një shtet që e suporton dhe jo e keqtrajton, një shtet që i jep të drejtën ta ruaj pronën e tij dhe jo t'ia jap zaptuezit.

Kaq I duhet qytetarit, " vetëm kaq"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë i ri humbi jetën pasditen e djeshme.

Nga Mentor Kikia

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia!

Dita e sotme mund të quhet fare mirë dita e dorëheqjeve në Durrës.

Pas fjalimit të deputetes Majlinda Halilaj që u bë viral ditët e fundit, shumë kolazhe të tjera të publikuara në media risollën edhe njëh

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv