Mirë që nuk i shkele në derë por të paktën lëri të qetë në vajin dhe hallin e tyre Besë

03/12/2019 - 22:54

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

Besa vajza e Kosovës, që gjeti parajsën në atdheun amë, të cilin, me shumë gjasa, nuk e kishte vizituar kurrë deri pa u bërë zëvendës ministre e arsimit, na u shfaq në tërë përmasën e vet, në tragjedinë që pllakosi vendin tonë në tërmetin e 26 gushtit. Në panik total, Besa nuk dinte çfarë të thoshte, të shkruante a të postonte në profilin e saj ne Facebook, përveç ndonjë fraze të huazuar dhe shkruar prej kryeministrisë me detyrim shpërndahen sa më shpjet e në shumë adresa. Po ashtu Besa nuk u pa për asnjë ditë, në ndonjë shkollë, kopsht, në ndonjë takim me mësues. Besa nuk u pa duke trokitur takuar, apo parë nga afër fëmijët e  arsimit parauniversitar dhe studentët. Besa pati postime të tëra me inxhinierët, psikologët dhe vullnetarët e Kosovës. “Inxhinierët e Kosovës po bëjnë këtë e inxhinierët e Kosovës po bëjnë atë. Social lab do të na japë manualin “ Ndihma e Parë” dhe do të ofrojë vullnetarë”. Të gjitha këto edhe mund t’ia falësh Besës, duke e shoqëruar me një pyetje shumë naive: A kanë mbaruar psikologët, sociologët, inxhinierët e Shqipërisë, apo ata nuk kanë rëndësi si qytetarë dhe profesionistë të këtij vendi? Kjo nuk përbën ndonjë habi. Përkundrazi është gjë e mirë, që qeveritarët tanë (e në këtë rast Ministrja e Arsimit) e pranojnë edhe vetë, se nuk kanë burime njerëzore dhe as nuk kanë çarë kokën t’u krijojnë ato ndër vite, pasi nuk është ky motivi i tyre, dëshira, vizoni apo pasioni që kanë për dijen.

Por dhe sikur të t’i falim këto, një gjë nuk mund të ta falim Besë: Thyerjen e kodit zakonor të shqiptarëve për dhimbjen si dhe pa përgjegjshmërinë totale, për mënyrën sesi i trajton mësuesit, në këtë kohë kobi e dhimbjeje

Në një Konferencë shtypi të datës 1 dhjetor 2919, të cilën Besa e postoi në FB, mes të tjerash thotë:  “Për Qarkun Durrës (bashkitë Krujë, Durrës dhe Shijak): pezullim i mësimit deri më datë 9 Dhjetor; Për Qarkun Tiranë (bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë) dhe Qarkun Lezhë (bashkitë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë): pezullim i mësimit deri më datë 5 Dhjetor. Por ruajmë mundësinë që ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera pezullimin e mësimit në disa bashki në rast se nuk sigurohemi se të gjitha shkollat janë në gjendje të mirë; Në të gjitha qarqet e tjera (pra në 9 qarqet e tjera): nesër, me datë 2 Dhjetor, mësimi rifillon normalisht; Vendimi për pezullimin e mësimit deri me 5 Dhjetor për Qarqet Tiranë dhe Lezhë; si dhe 9 Dhjetor për Qarkun Durrës, vlen edhe për shkollat private. Ndërsa për kopshtet e çerdhet – për shkak se janë nën administrimin e bashkive, do të ketë fleksibilitet; Ky vendim për rifillimin e mësimit vlen vetëm për nxënësit. Mësuesit i presim në punë duke filluar nga nesër, datë 2 Dhjetor. Kjo është e domosdoshme që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për kthimin e nxënësve në shkolla”.

Tani Besë, më thuaj po ata mësues, që kanë humbur të afërmit, përpara më pak se një javë, do të vijnë në shkollë sipas urdhrit tuaj dhe do të punojnë plot entuziazëm për të pritur fëmijë? Po fëmijët që kanë humbu një e më shumë të afërm, cilat janë përgatitjet për t’i pritur? Po mësuesit që do të vijnë në shkollë, janë të gjithë pa fëmijë, apo fëmijët e tyre nuk kanë shumë rëndësi për ju dhe mund të rinë edhe rrugëve, sa të vijnë prindërit? Po përse Besë, duhet të thyeje kodin  e shenjtë të zisë dhe të ftosh patjetër mësuesit në shkollë, për ta përgatitur atë për nxënësit? Cilat janë aftësitë që zotëron një mësues për të përballuar të tilla situata dhe mandej për t’ia shpjeguar nxënësve dhe fëmijëve prej kopshtit e deri në klan e 12-të? Sa trajnime kanë marrë mësuesit dhe nxënësit prej datës 21 shtator 2019, sikundër premtuat se do të hartonin një plan të posaçëm për ndërgjegjësimin dhe masat që merren ndaj tërmetit? Sa grupe pune të psikologëve, punonjësve social, sociologëve, terapistëve, veprojnë në terren, kush i koordinon dhe cilat janë raportimet që ata bëjnë? Si është vepruar në rastin e familjeve që kanë fëmijët e tyre në moshë shkollore, apo universitare, që kanë humbur të afrim dhe banesat e tyre dhe janë në mes të katër rrugëve e nën peshën e padurueshme të dhimbjes? A asistohen ato për të përballuar situatën e tyre psiko emocionale?  Postimi i një mësuese që kishte humbur tezen dhe djalin e tezes vetëm 17 vjeç maturant, na bëri të njohur se Besa as që nuk e dinte, as nuk e di dhe as nuk ka për ta ditur kurrë, se cili është halli më i madh njerëzve dhe në veçanti i fëmijëve të kopshtit nxënësve në arsimin parauniversitar, studentëve, prindërve të tyre, mësuesve dhe madje edhe punonjëse të shërbimeve mbështetëse në arsim. Jo, Besë. Për ty ekziston asnjë hall, sa kohë ti vetë nuk ke një tillë. Për ty fotot me inxhinierët e Kosovës gjithandej, falënderimet për ndërmarrjet në Kosovë, për Ministrinë e Turizmit, vlejnë më shumë se një takim me mësuesit, prindërit e fëmijëve, sindikatat e tyre, Këshillin Kombëtar të Arsimit Paruniversitar, Urdhrin e Psikologëve, shoqatave që veprojnë në fushën e arsimit dhe mirëqenies së fëmijëve. Edhe sikur ta bësh tani, nuk vlen më asnjë grosh, që thotë populli. Do ta bësh sa për sy e faqe. Sigurisht jam i bindur se ti e quan veten më të zgjuar, më të mirë, më adapt për punët e arsimit dhe sigurisht që me shumë gjasa, nuk ke për të thirrur askënd dhe as nuk do të thërrasësh,  siç duhet të ndodhte në kësi rastesh. Besë na fyeve të gjithëve, duke ndërprerë zinë, injoruar plagën që kullon gjak, me indiferencën e rrallë që karakterizon një femër ndaj një dhimbje kaq të madhe. Ti na ofendove Besë, kur tregove një krahinarizëm të pashoq, duke mburrur vetëm kosovarët (apo shqiptarë Kosove i thonë më mirë) dhe duke lënë pas dore punën e specialistëve tanë, apo ekspertizën e shkëlqyer që ata zotërojnë. Edhe në këtë rast, ti nuk thirr, nuk thërret e nuk do të thërrasësh asnjë prej inxhinierëve, sizmologëve, gjeologëve, strukturistëve të ndërtimit, në një tryezë qoftë edhe formale. Jo, sepse ti di më shumë. E vetmja gjë e mirë që është bërë në Ministrinë e Arsimit, pasi vure këmbën zotrote në zyrën e Ministrit është emri yt tipik shqiptar. Por vetëm emrin, të cilin e ke vënë në dyshim të plotë, nuk vlen të menaxhosh një nga sektorët më të rëndësishëm të jetës në një shoqëri dhe shtet. Edhe tani që ishte rasti të tregoje pak humanizëm, përkushtim, dhembshuri, dashuri, vizion për arsimin, solidaritetin për mësuesit dhe pedagogët tanë, ti i injorove, ofendove dhe i fyeve rëndë. Unë e di që nuk do ta bësh, por mund të shpëtosh tani nderin, duke dhënë dorëheqjen. Do të të ndihmonte shumë, për të harruar paaftësinë, pa përgjegjshmërinë, mungesën e guximit e kurajës që duhet të ketë një qeveritar i një rangu të tillë, se sa për shtetare, nuk mund të bëhesh kurrë edhe sikur të kesh dy jetë. Ministria e Arsimit nuk është njësoj sikundër ke punuar ti, OJF. Besë të dua të mirën ty por më shumë vendit tim që po të kërkoj këtë nder: Jep dorëheqje duke ruajtur pak dinjitet, për të cilin, cilido prej nesh ka shumë nevojë në jetë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur ishte mbushur një javë nga tërmeti i 26 nëntorit, pallatin nr.67, në lagjen nr.3, rruga “Ramazan Jella” e inspektoi një grup ekspertë

Në ditën e 13-të pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin, Thumanën, Shijakun etj, duke lënë pas një faturë mjaft të lartë financiar

26 nëntori do të mbetet një natë e zezë në historinë e Durrësit modern.

Nga Artan Fuga

Cfarë pashë parmbrëmë në rrugët e lagjes 13 të Durrësit!

Nga Artan Fuga

Qytetet qe na zene brenda