Motra, qetësohuni. Ngjela s'bën gjë!

Postuar: 28/12/2017 - 12:06

Nga Ylli Dylgjeri

Motra, qetësohuni. Ngjela s'bën gjë!

Në media dje shpërtheu një lajm. Lajmi ishte Live. Lajmi vinte nga një media. Media lajmëronte se një Avokat i Madh kishte shpërthyer me të shara të nxehta Live. 
Më pas Lajmi u shumfishua në portale,  
në statuse, në tavolina, e deri në krevat. 
Çfarë tha? 

Avokati i Madh shante me zë dhe figurë në një ekran!  

Çishte kjo? 

Njeriu që e kërkojmë t'na mbrojë na krimi, nga prostitucioni, nga politika, nga.... do tani t'na pallojë?   
Uaaaa! Avokati me kulturë Oksidenti, shan si ciganët në TV.  

Kë shan?  

Shan motrat!!!  

Pëëëëfffff.  

Qetësohuni motra! Fake News. Avokati nuk bën gjë. Avokatit vetëm goja i ka mbetur. Avokati është beqar, e shkuar beqarit O Tunxh! 

Dikur, në një drekë, ku isha me të parët e vendit, një Ministër për muhabet dhe xhelozi më paditi mua te Kryeministri që ishte në tavolinë. 

"Padia" bëhej se unë kisha "zbutur vigjilencë". Sekretarja ime shkonte me një oficer amerikan, pjesë e strukturës trajnuese në Ministri.  

Ministri me humor ja thotë këtë thashethem të Parit të vendit. 

I Pari pasi e dëgjon, më kthehet mua po me humor:  

Edhe këtë e ke bërë? 

Po, Shef i them. Për t'u mbrojtur shtoj:  

Siç thotë edhe Avokat Ngjela, për çështjen kombëtare do të punojmë me çdo mjet! 

Por përgjigja që më erdhi nga i Pari ishte asgjësuese: 

Dakort - më tha, por jo me mjetet që s'i punojnë Ngjelës. Kaq. 

Motra qetësohuni. Ngjela s'bën gjë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditën e premte dhe të shtunë, Edi Rama u shfaq në Rinas i emocionuar duke pritur zbritjen e avionit të parë me logon e Air Albania.

   Rama reagoi menjëherë ‎kundër propozimit të PD dhe opozitës për veting me ligj që dekriminalizon politikën shqiptare.

   Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri.

   Partitë populiste 5 Yjet dhe Lega kanë më pak se dy muaj që kanë formuar qeverinë e re italiane, ndaj është ende herët për të kuptuar

   Ndërsa debati për Teatrin Kombëtar vijon, studiuesi i njohur Aurel Plasari ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Dje ishte Samiti i NATO-s, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan Donald Trump.