Ndarja nga jeta e Gjergj Vlashit, humbje e madhe për komunitetin durrsak

05/10/2020 - 16:23

Nga Myzejen Konduri

U mpi dita, kur morëm vesh për humbjen e Mjeshtrit të fjalës, Nderi i Kombit, Z.Gjergj Vlashi.

Zgjedhjet e krijimtarisë së tij, nga tregimi, novela, romani prekën suksesin.

Përkthimet e tij, këngëzuan nga përzgjedhja e autorëve profesionalizmi. Vetë Kafka, nuk do ta fshihte kënaqësinë po ta lexonte librin e tij, në gjuhen e bukur shqipe.

Ndarja nga jeta e këtij personaliteti është humbje për komunitetin durrsak e veçanërisht, për komunitetin e krijuesve në mbarë vendin.

Realizimet brilante të estradës së Durrësit, nën regjinë e tij do të mbeten të përjetshme.

Në sytë tanë, Nderi i Kombit, Z.Gjergj Vlashi ka qëndisur dritën e artit & kulturës.

Edhe pse vdekja e mori, Z.Vlashi do të mbetet midis ëndrrës dhe dritës...

Me hapin e tij të lehtë, herë me bashkëshorten, herë me miqtë, herë me kolegët, thithte aromën e detit dhe i varte mendimet me çengele shprese.

Ai dëshironte që vendi i tij të rrugëtonte me të gjithë bukuritë e stinëve.

Familjareve jua lehtësojme dhimbjen e plagës që u hapi me ngushëllimet tona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Dr. Bledar Kurti

JA ÇDO TË THOTË TË JESH STUDENT NË KOSOVË:

Nga Lumturi Njala- Kercuku

Jam pikelluar pa dyshim, nga lajmi i ndarjes nga jeta te Shpresa PRODANIT.

In memoriam

Lamtumirë Shpresa, gjithnjë pranë nesh!

BUJAR QESJA

Një ndryshim 180 gradë krahasuar me protestën e 24 orëve më parë u vu re mbrëmjen e sotme në Durrës.

Tërmeti i mëngjesit të së dielës, ditës kur shumëkush prej nesh preferon të qëndrojë pak më gjatë në krevat, na riktheu dhe njëherë në vë