Një mësim nga një vrasje!

20/03/2019 - 15:14

Nga Denis Dyrnjaja

Tirana u trondit mbrëmë (të hënën, 18 mars) nga vrasja e një 26 vjeçari në pragun e shtëpisë së tij. Sapo lexon rreshtat e parë të lajmit, keqardhja është ndjenja që pushton natyrshëm çdo kënd.

Pastaj lind kureshtja se kush ishte viktima dhe ndërsa fillon e lexon bëmat e jetës së tij duzimet për keqardhjen nisin e shtohen.

26 vjeçari ishte i famshëm për jetën luksoze, por fama e tij mori një dimension tjetër 3 vjet më parë kur u njoftua se kishte vrarë babain e tij, krim që u pasua nga një tjetër vrasje në Durrës, ku u vra qiramarrësi i dyqani të tij dhe i dyshuari kryesor ishte po ai, por në të dyja rastet i shpëtoi drejtësisë pa dënim. Mbrëmë rrethanat ishin përmbysur fatalisht për të riun, që e vranë në prag të shtëpisë.

Thuhet se e vranë dy persona. Por në fakt vrasësja e vërtetë e tij është "DREJTËSIA E KORRUPTUAR". Ai nuk do ishte vrarë mbrëmë sikur drejtësia ta dënonte të paktën për njërin nga krimet ku minimalisht ishte pjesëmarrës edhe sikur të mos ishte protagonist sikurse mendohet se ka qenë. Nëse do të ishte duke vuajtur dënimin në burg kishte të garantuar jetën dhe një mundësi rehabilitimi.

Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes. Ndaj sot akuza publike për vrasjen e tij shkon për drejtësinë, që me dorezat e korrupsionit merr jo vetëm para, por edhe jetë njerëzish si kjo e këtij 26 vjeçari e shumë të tjerëve si ai!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për skandalin me pedagogun Denis Himcin, i cili i kërkonte studentes favore seksuale kundrejt marrjes

Pas Saimir Tahirit, të cilin po mundohet ta bëjë kokë turku me se s’bën, pas Ditmir Bushatit në Shkodër, Edi Rama duket se i ka vënë shke

Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës.

Nga Mentor Kikia

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe te qeta edhe të dhunshme;

Në vitin 2013, kur Edi Rama mori pushtetin, bëri thirrje që të gjithë ata profesorë, biznesmenë dhe emigrantë të suksesshëm që kishin bër

Indrit Çelaj u nis mëngjesin e së enjtes si çdo ditë tjetër për të shkuar në punë.