Oerd Bylykbashi: Të bësh burg për këpurdhën toksike të Ramës‎

17/02/2019 - 17:32

Mediat raportojne se 15 qytetare protestues jane ndaluar vetem pse rrezuan kepurdhen e Edi Rames prane Kryeministrise. Dhjetera te tjere, shumica protestues hallexhinj, ‎po ndalohen ore pas ore pse shfryne revolten ndaj nje strehe plastike me drita si hyrje kabareje, nje porte te nderteses ku shqiptaret vidhen cdo dite me vendime qeverie, apo nje kepurdhe betoni.

‎Nese te vjedhin voten, pronen apo taksat, qeveritaret qe te vjedhin nuk shkojne ne burg. Ai qe shkon ne burg eshte qytetari qe revolten e tij ia perplas simbolikisht portes, strehes apo kepurdhes se Kryeministrise. ‎Ky eshte shteti i padrejte i Rames me gjithe reformen e tij te drejtesise.

‎Porsi Liza qe hante kepurdhe e shihte halucinacione, Edi tashme eshte ne boten e cudirave te kepurdhes toksike, pushtetit pa kufi. Sheh mireqenie aty ku njerezit vuajne nga skamja, sheh shtet aty ku vidhen qindra miona euro me nje firme te tijen.

Superkriminelet qe u denuan ne kohen e Partise Demokratike me burgime per jete, kane dale nga burgu, ose po behen gati te dalin nje nga nje, nderkaq supertrafikantet ‎e kanabisit dhe kokaines sot jane biznesmene per te cilet devijohet edhe lumi i Lanes nga pushteti qe i ka mik shtepie qe ata te investojne parate e trafiqeve. Por 4 deshmoret e Policise apo viktimat e krimeve te tyre dergjen nen dhe pa rrasen e drejtesise mbi varr.‎

Pa u shporrur Edi ‎Rama, asgje nuk do te gjeje paqe ne kete vend ku padrejtesia eshte ulur kembekryq e ku nje skulpture kepurdhe betoni vlen shume here me teper se te drejtat e njeriut!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas fjalimit të deputetes Majlinda Halilaj që u bë viral ditët e fundit, shumë kolazhe të tjera të publikuara në media risollën edhe njëh

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për skandalin me pedagogun Denis Himcin, i cili i kërkonte studentes favore seksuale kundrejt marrjes

Pas Saimir Tahirit, të cilin po mundohet ta bëjë kokë turku me se s’bën, pas Ditmir Bushatit në Shkodër, Edi Rama duket se i ka vënë shke

Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës.