Pas deklaratës, askush s’e di ç’u bë me të

07/11/2014 - 11:54

DURRËS, 7 nëntor 2014 -  Xhon Suinton (John Swinton 1829-1901) ishte një gazetar skocez-amerikan, redaktor i gazetës, “NewYork Times”dhe orator. Në një takim dreke mediatik, i tronditi pjesëmarrësit dhe kolegët e shtypit me deklaratën e tij.

Ja ç’rrëfeu ai: “Nuk ka asgjë në Amerikë që t’i përngjajë një shtypi të pavarur. Edhe ju, edhe unë e dimë këtë. Ju jeni të gjithë skllevër. Ju e dini, dhe unë e di atë. Nuk ka asnjë prej jush që guxon të shprehë një opinion të sinqertë. Nëse ju e keni shprehur duhet të dini paraprakisht se ajo kurrë nuk do të paraqitet në shtyp. Unë paguhem 150 $ në javë për të mbajtur për t’i mbajtur larg letrave, opinionet e ndershme. Dhe të tjerë mes jush paguhen për të bërë të njëjtën gjë. Nëse unë do të lejoja që e vërteta të publikohej në çështjet për të cilat shkruaj, unë do të bëhesha si Othello brenda njëzet e katër orëve: profesioni im do të ishte zhdukur. Njeriu, i cili do të jetë aq i marrë sa të pasqyronte opinione të ndershme do të gjendet jashtë në rrugë, duke kërkuar për një tjetër punë.  Puna e gazetarit është të shkatërrojë të vërtetën; të gënjejë deri në fund; ta përdorë për keq lajmin që jep; të shpikë të paqena; t’i lëpihet parasë dhe të shesë kombin e vendin e tij për të fituar bukën e përditshme. Edhe ju, edhe unë e dimë këtë. Atëherë, çfarë marrëzie është kjo, të ngresh dolli për një shtyp të pavarur?

Ne jemi vegla dhe vasalë për njerëzit e pasur që veprojnë në prapaskenë. Ne jemi pehlivanë me fije, ata i luajnë gurët, kurse ne luajmë vallen sipas avazit të tyre. Talenti, mundësitë dhe jetët tona janë të gjitha pronë e të tjerëve. Ne jemi prostituta intelektuale”.

Pas këtyre komenteve nuk u mor vesh ç’u bë me atë njeri. Supozohet që Suinton e ka ditur shumë mirë që veprimtaria mediatike kontrollohej nga mjeshtërit e elitës masone. A kishte të drejtë ai?!

/përshtati g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: