Pasojat e batërdisë në Durrës. Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet!

05/12/2019 - 15:56

Foto e postuar nga gazetari Kikia në Facebook

Nga Mentor Kikia

Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet!

Kur ishim fëmijë dhe udhëtonim me tren në Golem, mezi prisnim të shfaqej deti, pasi nuk e linte pylli i pishave. Mungesa e parave e ruajti këtë gjendje deri aty nga vitit 1997. Pastaj filloi batërdia. Pa leje, pa projekte, pa asnjë plan urbanistik, pa asnjë etikë dhe estetikë, pa shpirt, pa arsye, pa mëshirë... iu sulën bregdetit të Durrësit. Pri pisha, hap gropa në rërë e ndërto, secili sipas takatit.

Shtëpi, lokale e hotele. Fillimisht të vogla e të ulëta. Pastaj prish e ngri më lart, hap themele për tre kate e shto çdo vit nga një kat. Çdo vit duke iu afruar më shumë vijës së ujit. Deti bënte përpara, e ndërtimet edhe më përpara. Derisa sot i ndjanë vetëm pak metra.

Sot aty ka më shumë hotele së pemë. Askush nuk mban përgjegjësi. Sepse përgjegjësi nuk ka emër. Ndërtues të babëzitur. Pushtetarë që spyetën fare për bregdetit. Dhe në fund legalizmet i vunë vulën.

Po sikur të kishim ruajtur brezin e gjelbër? Po sikur të mos ishte ndërtuar poshtë rrugës automobilistike, a do ishte Durrësi dhe Golemi një zonë turistike elitare?

Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet!

Ja pasojat e batërdisë. Megjithatë, të heqim kosotn njerëzore, tërmeti ishte zgjidhja e vetme për këtë batërdi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori