"Përgjegjshmëria duhet të fillojë nga vetë Ne të parët!" 2 fjalë për ata që çojnë screenshot-e për të bërë lajm...

27/08/2020 - 22:34

Nga Soren Dedja Njala

Mbreme publikova foto te disa punimeve tek hyrja perballe pallatit tim, punime qe po kryhen nga brenda apartamentit nga vete banoret pas kalimit te grantit te ri- ndertimit. Sot rastesisht nje mik me dergon linkun - e nje portali qe nuk e dija qe ekzistonte. Portal i pavaruar thonte - dosja.al , as i majte dhe as i djathte por zeri i qytetareve. Ky portal na kishte mare postimin tim copy - paste dhe me nje titull bombastik shkruante qe une denoncoja riparimet qe po behen neper pallate.

Pervec denoncimit na kishte bere dhe nje rezyme se ku punoja dhe cfare pozicioni kisha, cfare haja dhe cfare pija, sepse sipas ketyre qe fshihen pas portaleve sot po te punosh ne nje pune shteti nuk duhet ta ngresh zerin apo te ankohesh per problemet qe ke se te "pushkatojne". Sa per sqarim per ato qe fshihen pas profileve te Facebookut dhe pseudo portaleve une kam qene nder te paret qytetare qe kam dale ne TV dhe neper Portale duke denoncuar menyren se si Instituti i Ndertimit inspektonte godinat ditet e para pas termetit dhe plotesonte Akt Konstatimet. Kam qene nder te paret qytetare qe kam patur perballe 10 gazetare nga 10 TV te ndryshme, por mbrapa meje fatkeqesisht kane qene vetem 2 - 3 veta per te folur.

Kam folur hapur dhe ja kam thene dhe ne sy kujtdo perfaqesuesi qeveritar apo lokal qe me ka kontaktuar apo takuar, problemet e inspektimeve dhe ri - ndertimit te godinave. Per te komentuar ne Facebook dhe per te bere filozofi jemi te paret, por kur vjen puna per te dale publikisht per te drejtat tona se di pse humbim rruges dhe ne fund ngelim 3 - 4 kokrra.

Te heshtesh per problemet pas termetit dhe per procesin e ri - ndertimit dmth qe je nje mjeran qe nuk te intereson e ardhmja dhe siguria e familjes tende. Te kerkosh siguri dhe çertifikim per pronen tende, per familjen, per te ardhmen e femijes tend nuk eshte politike o te mjere, por e drejta me minimale qe na takon pas asaj atij qameti qe perjetuam. Sa shpejt harruat qe qyteti ngeli pa Zot pas termetit dhe askush nuk e merte persiper te vazhdonte perpara. Sot duhet te falenderoni e ti hiqni kapelen, asaj nene, gruaje qe nuk u dorezua por mori persiper drejtimin e Bashkise ne momentin me kritik ne Historine mijeravjecare te qytetit tone.

Pavaresisht se mund te kete mangesi apo gabime po punohet ne te gjitha drejtimet pa pushim. Jane me dhjetra djem e vajza, nena dhe baballare qe nga Nentori e deri tani kane punuar deri oret e vona ne zyren e ri-ndertimit edhe ne kohe pandemie duke rrezikur shendetin e tyre me qindra njerez perballe, vetem e vetem qe te gjithe qytetaret te mbarojne pune me kontratat dhe kalimin e granteve. Po ne jemi mesuar vetem te llapim, te shajme e te mallkojme por asnjehere nuk e kthejme gishtin nga vetja.

Prandaj sot pergjegjshmeria duhet te filloje nga vete Ne te paret pastaj tja kerkojme kete gje shtetit e qeveritareve. Ne te kundert masakra qe i beme 30 vjet ketij qyteti nqs nuk zeme mend dhe kesaj here per te rregulluar dicka sado te vogel, do te na kthehet perseri si boomerang sic ndodhi me 26 nentor ...

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: