Nga Bledian Koka

Politika eshte grua, jo ku.v!

Sa here mendon qe gjerat po shkojne per dreq pa kthim, ka gjithmone nje zhgenjim per mire. Eshte gjithheret dikush aty qe nuk dorezohet edhe kur te gjithe kane marre ferrat me uratat perkatese. Kur te gjithe burrat nuk kane me kurajo per me hec, eshte nje grua qe nuk dorezohet. Sa here kur edhe vete lideri nuk di me çte beje, ka nje lidere lokale qe nuk dorezohet. Perkundrazi, kur te gjithe thone qe "mori fund", eshte ajo sheh nje fillim.

Kur te gjithe i nenshtrohen ngerdheshjes se fatit, ajo e vre si buzeqeshje. Kur askush nuk ka me nerva, ajo ka nervin e duhur per te ndryshuar fatin ne dukje te vulosur anglisht me titra ne aksh interviste me za Ameriket. E takova Voltanen pak pas 30 Qershorit dhe e pyeta se cfare mendonte per situaten.

Prisja zhgenjimin pa ngushellim qe me kishin konfiduar koleget e saj te djathte, por znj.Ademi me kapi ne befasi duke me garantuar ne menyre te pabesueshme se Shkodra "ska shance me ra ne dore te 6%-it". E pyes ca do besh, se si duken bathet muhabeti i 30 Qershorit ka marre fund. "Jo per Shkodren time"-me tha! Aty per aty mendova se Voltana ndoshta eshte optimiste prej natyres se gruas qe e karakterizon pergjithesisht kete qenie te jashtezakonshme, por intuita ime bash nuk shkoi me shume se aq. Por teksa po pinim ajo nje kafe dhe une nje cigare n'zyr (timen) me rrefen dicka qe se kisha degjuar.

"Bled, Valdrini ka shkel ligjin e dekriminalizimit dhe nuk e ka deklaru". Me tregoi sesi e kish siguruar informacionin dhe sesi kish nis punen me e verifiku. Me tha se kur te ishte e sigurte per informacionet qe i vinin pa pushim edhe gjate kohes qe qendronim ne zyre, do e bente publike.

Mu lut qe te mos e beja publike (duke ma dit huqin e pakurueshem te gazetarit qe ne i rafte nje info ne vesh nuk ka gje qe e mban pa ia thene dynjase), por pas nja dy ditesh "e preva" ne bese e shkruajta kete status ne 12 Korrik: "Votimet e 30 Qershorit. KQZ-ja mundet te certifikoje kandidatet "fitues", por nuk mund te heqe njollat e padekriminalizuara te fitimtareve pa lavdi… p.s…se me ken shkodran tana i ban ".

Me tha: "nuk durove dot?". Po pertej kesaj, ajo qe me beri pershtypje kur lexova "shkarkimin e fitimtarit pa lavdi" prej Edi Rames ishte se Voltana nuk rrahu gjoksin me bertit "une e bana, une e mbrojta Shkodren nga turpi". Jo, ajo thote ne nje interviste per Syrin se Shkodra nuk eshte keshtjella e fundit, por e para nga ku do te nise permbysja e felliqnise se 30 Qershorit.

Pertej te gjithave, mbeshtetesit e opozites kishin nevoje per nje shkendije dhe nga Shkodra u erdhi nje shperthim, vete PD kishte nevoje per pak ajer, e mendoj se kembengulja e gruas n'Shkoder i dha asaj nje bombul oksigjeni. Jam i sigurte qe bashkoleget e saj qe me shume se me zhurme i dorezuan zyrat pa e shtyre pak mendjen, duhet te marrin shembull.

Sa tek Shkodra po aq edhe tek Voltana, dhe mjere po menduan se Voltanen e ndihmoi fati. Aspak, Voltanen e ndihmoi bindja se kur loja bahet e forte te fortet futen ne loje. Ne Shkoder nuk do te kete perdhunim publik pabzajte te zyrave te shtetit nga pakica e pakices. Sepse kur politika thuhej se eshte puna burrash, ajo po rezulton te jete grua, grua e forte si Voltana.

*Shkrimi është marrë në postimin e gazetarit Bledian Koka në profilin e tij në Facebook.