Profesori i njohur Adem Hyseni: Është edhe gjeologjia inxhinjerike

04/12/2019 - 21:52

Nga Prof. As. Dr. Adem Hyseni*

U tundova për të hedhur këto rrjeshta, edhe për faktin qëllim-mirë të kolegëve të mi që me shkrimet e tyre, kanë sensibilizuar sadopak opinionin me këtë fenomen të rrezikshëm natyror. Po, veç asaj “gjeologjisë së madhe”, ka edhe një realitet tjetër gjeologjik dhe i prekshëm direkt.

Ai ka të bëjë me raportin/marrëdhëniet mes objektit dhe terrenit (dherave/tokës) ku ai mbivendoset. Sa më “miqësore” të jenë këto relata mes tyre, aq më “të sjellshëm” bëhen edhe ndaj nesh. S’është vëndi për tu zgjatur, po nënvizoj që në fillim kryefjalën e tërë kusureve: formalizmin, që fillon direkt me plotësimin e dosjes së objektit. Mes të tjerash, këtu jo rrallë, has praktikën “copy/past” – me që objekti është afrë një tjetëri b.f.…!?

E po kaq dëndur, gjen studimin gjeolog-inxhinjerik të kryer pasi projekti teknik i objektit është depozituar! Në ndonjë rast, nevoja e këtij studimi, del edhe pasi ka përfunduar ndërtimi po që kush e di pse, mungon në të! Po do ti shtrija më tej rolin dhe efektet e mundshme të “raporteve miqësore” mes objektit (d.m.th. projektuesit) dhe gjeologjisë/dherave/shkëmbit (d.m.th. gjeologut).

E nën këtë vështrim, nuk janë lloji i dherave/shkëmbit ato që kufizojnë ndërtimet, por sjellja shkencore ndaj tyre. Objekti qëndron dhe reagon mirë, kur projektit të tij i prin studimi gjeologo-inxhinjerik dhe ai sismologjik të bërë posaçërisht për këtë objekt. Po ashtu, bashkëveprimi miqësor vendoset edhe kur bazamenti i objektit vendoset mbi shtresën që ka treguesit fiziko-mekanik më të mirë (rezultuar nga analizat laboratorike); kur ai vendoset tërësisht mbi të njëjtën shtresë (homogjene); kur nuk ndërpritet nga ndonjë prishje tektonike apo ndonjë trup shkarje/rrëshqitje dherash; kur është zbatuar thellësia e themeleve në raport me lartësinë dhe natyrën dinamike a statike të objektit…. , e kështu, mund të rendisim edhe mjaft faktorë të tjerë….

Në përfundim do nënvizoja, domosdoshmërinë e kontrollit dhe marrjes në dorëzim të themeleve të hapur për objektin, nga ata që e projektuan dhe studiuan terrenin. Mungesa e një praktike të tillë në këtë qytet arkeologjik, mes të tjerash, ka varrosur në sa e sa raste vlera arkeologjike të pa zëvëndësueshme.

*Gjeolog në pension dhe ish-profesor në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur ishte mbushur një javë nga tërmeti i 26 nëntorit, pallatin nr.67, në lagjen nr.3, rruga “Ramazan Jella” e inspektoi një grup ekspertë

Në ditën e 13-të pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin, Thumanën, Shijakun etj, duke lënë pas një faturë mjaft të lartë financiar

26 nëntori do të mbetet një natë e zezë në historinë e Durrësit modern.

Nga Artan Fuga

Cfarë pashë parmbrëmë në rrugët e lagjes 13 të Durrësit!

Nga Artan Fuga

Qytetet qe na zene brenda