Propagandë me vdekjen.

05/11/2014 - 00:22

Nga Endira Bushati

 

DURRËS, 5 nëntor 2014 -  Dëgjova Kryeministrin! Na tha që një vrasës, në bazë të ligjit, duhet të dënohet!

Madje, na tha që vrasësi duhet të dënohet, është standard për Qeverinë!

4 njerëz sot mund të vazhdonin jetën, nëse Policia e Shtetit do të kishte kryer detyrën! Një person me precedentin penal të vrasjes dhe me imunitetin e mazhorancës qarkullonte sa nga Lazarati në Tiranë, i armatosur dhe i patrazuar! Sepse krimi më i rëndë në këtë shtet është vjedhja e energjisë elektrike!!!!!

4 familje sot përjetojnë tragjedinë!

Por kjo për Kryeministrin është në plan të dytë!

Në plan të parë është propaganda për të "kaluar" këtë ditë!

Luiza Xhuvani dha dorëheqjen!

Asnjë nënë mos pastë fatin e saj!

Por të paraqesësh dorëheqjen e saj si standard moral qeveritar, do të thotë të mos njohësh turp!

U desh që kjo dorë të vriste 5 njerëz, që pesha e opinionit publik të detyrojë dorëheqjen!

Po cili është standardi i Kryeministrit?

Luiza Xhuvani jep dorëheqjen për vrasjet e kryera nga i biri!

Ndërsa, Deputeti i dënuar për trafik droge e prostitucioni, për Kryeministrin, e ka dëshminë e penalitetit të bardhë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: