"Qani sot shqiptarë sepse nuk e dini çfarë humbët mbrëmë"

28/02/2018 - 23:05

   Pas ndarjes nga jeta të kirurges së njohur Rushen Golemi, një natë më parë, akademiku i njohur Artan Fuga ka shprehur në një status në Facebook gjithë vlerësimin e tij për figurën e mjekes Golemi.

“Ajo që jetoi në kohën që i pazoti, matrapazi, i pavlerti, burrë a grua qoftë, bën si perëndi! Ajo që kishte forcën dhe aftësinë ta kthente mbrapsht natyrën kur kjo ishte kundër njeriut! Dhe kurrë nuk e pashë të lëvdohej. Rrinte në heshtjen e vet të ndritur!”,- shkruan Fuga.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Qani sot shqiptarë sepse nuk e dini çfarë humbët mbrëmë!
——————

Sot unë përulem me dhimbje përpara gruas së madhe shqiptare që shkon në banesën e fundit, dr. prof. Rushen Golemi.

Aq sa e kam njohur, ajo nuk ishte një politikane.

Ishte aq e lartë saqë nuk mund të ishte politikane.

Mjaft ju që politizoni çdo gjë o të mjerë dhe që e masni çdo gjë me kutin tuaj banal!

Edhe ju që nuk dini të bëni asgjë!

Ajo tallej me kotësinë, mediokritetin, mëndjemadhësinë, duke qenë në madhështinë e saj kaq njerëzore, pa ditur të tallej me askënd.

Ajo e pamatshmja që u detyrua të jetonte në kohën e vijës së masave dhe gjente hapësirën të shkëlqente me punën e saj.

Ajo që jetoi në kohën që i pazoti, matrapazi, i pavlerti, burrë a grua qoftë, bën si perëndi!

Ajo që kishte forcën dhe aftësinë ta kthente mbrapsht natyrën kur kjo ishte kundër njeriut!

Dhe kurrë nuk e pashë të lëvdohej.

Rrinte në heshtjen e vet të ndritur!

Ajo sigurisht ka qenë një kirurge që nuk i vjen më Shqipërisë ku fati e hodhi sepse mund të ishte e tillë në çdo vend të Globit.

Por për profesionalizimin e saj nuk mund të flas unë budallai para saj!

Ajo që unë di, kam vrojtuar në dekada, është se ajo ishte një njeri i madh, një zonjë e emancipuar, që i tejkalonte të gjitha rregjimet ku jetoi.

Ajo ishte një humaniste e madhe.

Ajo ishte një shpirt dhe zemër të madhe.

Ajo ishte një mendje e hapur që si lule drejtohej gjithmonë drejt diellit.

Ishte përtej dogmave dhe paragjykimeve.

Femra shqiptare ka te ajo margaritarin për të thënë: Jam bashkëpatriote me Rushen Golemin!

Eleganca e saj shpirtrore dhe fizike, duart e saj magjike, topuzi i flokëve të mbledhur mbi kokë, thjeshtësia e saj prej princeshe, të gjitha, nuk ka fjalë që i përshkruan.

Ju o shqiptarë, nuk e dini se çfarë keni humbur mbrëmë!

E tërhequr në fisnikërinë e saj të mbrame, mos kujtoni se harrohej.

Askush nuk mund ta qajë humbjen e saj, sesa ne, ne që jemi asgjë. Ne që na përbuzin!

Edhe më shumë bota e përtejme merr superioritet ndaj së këtejmës.

Andej plot shpirta të mëdhenj shqiptarë, këtj dominojnë të vegjëlit, jemi ne të kotët, budallenjtë, dhe matrapazët që merremi me e lagu s’e lagu.

Sa jetë kishte ajo në duart e saj, një Zot e di.

Unë e quaja aq të lidhur me jetën që u kishte dhuruar mijra njerëzve, saqë e dija të pavdekshme.

E jo, isha gabuar.

Pse mund të vdiste edhe Rushen Golemi?

Në dreq vaftë vdekja!

Qani sot shqiptarë, se nuk e dini çfarë keni humbur!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Joni Myshketa*

Është ajo cka ne jemi brenda vetes.

Është ajo cka ne duam për të ardhmen tonë.

Nga Osman Stafa

Durrësi është si dallgë...

Përse pikërisht Durrësin!?

Megjithëse rreth një muaj më parë u përfol se kryeministri Edi Rama do të linte listën e kandidatëve të Vlorës për t’u përfshirë në atë t

Nga Idriz Balani

Përgjigje Planor Baraj, për çfarë shkruan për çamët dhe racën arjane.