Rama refuzon vetingun me ligj të politikanëve!?

06/09/2018 - 19:47

   Rama reagoi menjëherë ‎kundër propozimit të PD dhe opozitës për veting me ligj që dekriminalizon politikën shqiptare. Reagim tipik i atij që ka mizën nën kësulë. ‎

Rama reagoi kundër duke pretenduar se vetingun do ta bëjë drejtësia e "reformuar" nga ai vetë. Ai ngatërron qëllimisht vetingun që dekriminalizon politikën me ligj tani, pa humbur kohë, më me drejtësinë që me kismet do të "reformohet" një ditë. Rama u thotë shqiptarëve të presin dhe të durojnë në kurriz ministra e deputetë me lidhje me krimin, sepse kërkon që vetingun e politikës ta pengojë me prokurorët dhe gjyqtarët e vendosur prej tij, ata që kanë kaluar vetingun e tij. Ai shpreson dhe po përpiqet që marionetat e tij në drejtësi të mos e prekin atë dhe ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e tij që janë të lidhur me krimin.

‎Rama kundërshton duke thënë që vetingun ta bëjë drejtësia "e reformuar" prej tij, propozon që vetingu i politikaneve të shtyhet sa më shumë në kohë nëpërmjet zvarritjes prej tij të reformës në drejtësi duke bllokuar ngritjen e KLGJ, KLP, Prokurorit të Përgjithshëm, SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.‎ Rama kundërshton sepse ai e di qe vetingu i politikës me ligjin që propozon opozita nuk ka nevojë të presë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Praktikisht, Rama refuzon që vetingu për lidhjet me krimin që po bëhet për 800 gjyqtarët ‎dhe prokurorët, të bëhet pa humbur kohë edhe për vetë atë, ministrat e tij, 140 deputetët, kryebashkiaket e vendit dhe këdo që ka fatet e shqiptarëve në dorë.

‎Refuzon sepse e di shumë mirë që do e mbysë llumi i zi i paktit të tij me krimin për të marrë dhe mbajtur pushtetin, llum që do ta nxjerrë në shesh ky veting dekriminalizues.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Bledian Koka

Politika eshte grua, jo ku.v!

“Të lutem më shërbe shpejt se kam lënë makinën keq”. Është kjo fjalia që dëgjon rëndom nëpër njësi tregtare apo dyqane të Durrës

Ditët e para të mandatit të kryebashkiakes së parë femër në Durrës përveç kuriozitetit mëse të natyrshëm nga ana e stafit të bashkisë, po

Nga Ardi Omeri*

-S’ka mundësi. Ja mbylle të flas e të marr vesh ç’ka ndodhur.