Raporti i OSBE: Zgjedhjet ishin edhe kështu edhe ashtu

05/09/2019 - 16:42

Nga Mentor Kikia

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe te qeta edhe të dhunshme;

Ishin edhe demokratike edhe jo shumë demokratike;

Ishin edhe legjitime edhe të jolegjitime;

Ishin edhe të lira edhe nën presion;

Shqiptarët votuan të qetë, por skishin kë të zgjidhnin;

Si të gjitha raportet, edhe ky ka dy këndvështrime, edhe për PS-në edhe për PD-në. Të dyja palët kanë të drejtë, ashtu sic edhe e interpretuan.

Por unë dua të veçoj një paragraf, pasi mendoj se e keqja fillon dhe mbaron këtu:

“ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve”.

Për aq kohë sa askush nuk shkon në burg për shantazhin ndaj votuesve dhe shit-blerjen e votës, zgjedhjet nuk do të jenë të lira, edhe sikur me daulle të shkojmë të votojmë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Saimir Tahirit, të cilin po mundohet ta bëjë kokë turku me se s’bën, pas Ditmir Bushatit në Shkodër, Edi Rama duket se i ka vënë shke

Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës.

Në vitin 2013, kur Edi Rama mori pushtetin, bëri thirrje që të gjithë ata profesorë, biznesmenë dhe emigrantë të suksesshëm që kishin bër

Indrit Çelaj u nis mëngjesin e së enjtes si çdo ditë tjetër për të shkuar në punë.

Nga Bledian Koka

Politika eshte grua, jo ku.v!

“Të lutem më shërbe shpejt se kam lënë makinën keq”. Është kjo fjalia që dëgjon rëndom nëpër njësi tregtare apo dyqane të Durrës