Shembull i keq për rajonin

19/03/2019 - 13:27

Nga Oerd Bylykbashi

Te fitosh zgjedhjet me bandat e krimineleve dhe 19 prej tyre t'i besh deputete, me pas kriminelet perdhunues vrases e trafikante t'i besh kryetare bashkish qe te kontrollojne territorin dhe zgjedhjet, ky eshte shembull i keq per rajonin.

Te mbjellesh me droge te gjithe Shqiperine, te permbytesh me droge Europen, te shnderrosh vendin ne lavatrice te parase se droges, ky eshte shembull i keq per rajonin.

Te kriminalizosh politiken me parane e droges, korrupsionit dhe oligarkise, te blesh zgjedhjet dhe te kthesh shtetin ne parti duke bere presion mbi administraten dhe abuzuar me shtetin per te fituar zgjedhjet, ky eshte shembull i keq per rajonin.

Te kesh prova te regjistruara per shit-blerje vote dhe te pengosh hetimet me Prokuroren e Pergjitheshme te Perkoheshme qe e ke vene me votat e tua, ky eshte shembull i keq per rajonin.

Te zhvatesh cdo para dhe prone publike per t'ia dhene oligarkeve qe te financojne, ky eshte shembull i keq per rajonin.

Te kapesh sistenin e drejtesise duke deformuar dhe korruptuar reformen ne drejtesi, qe te emerosh ushtaret e tu te kuq ne organet e drejtesise, qe me vone te te mbrojne kunder hetimit penal per zullumet e tua, ky eshte shembull i tmerrshem per rajonin.

Te mos reagosh, te mos thuash gjysem fjale per te gjitha keto, te mjaftohesh vetem me permbledhje ekzekutive raportesh dhe te relativizosh problemet e renda, eshte nje shembull i keq per te gjithe.

Te reagosh duke e refuzuar kete sistem te kalbur dhe te dalesh ne proteste per te kerkuar zgjedhje te lira e te ndershme, ky eshte nje precedent qe i ben mire rajonit, sepse i tregon kujtdo qe kerkon te behet kryeminister se cfare ndodh nese qeveris si Edi Rama. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Largimi i Vangjush Dakos nga bashkia e Durrësit ka nxjerrë në pah gjatë muajve të fundit gjithë kundërshtitë e akumuluara mes socialistëv

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për skandalin me pedagogun Denis Himcin, i cili i kërkonte studentes favore seksuale kundrejt marrjes

Pas Saimir Tahirit, të cilin po mundohet ta bëjë kokë turku me se s’bën, pas Ditmir Bushatit në Shkodër, Edi Rama duket se i ka vënë shke

Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës.

Nga Mentor Kikia

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe te qeta edhe të dhunshme;