Nga Shkëlqim Fortuzi*

Përshëndetje miq!

Kam ndjekur me vëmendje proçesin zgjedhor dhe me keqardhje (pa asnje lloji ngarkese politike) mendoj se përfundimisht humbi populli shqiptar.

Këtë e bazoj në faktet dhe argumentat e mëposhtme:

Qeveria përdori të gjitha format (presionin ndaj administratës, presionin ndaj të pastrehëve nga tërmeti se do mbeteshin jashtë siç i ka lënë, presionin e mosvaksinimit, presionin e “reformës”në

drejtësi, presionin se do mbeteni pa ujë dhe pa bukë etj etj).

Opozita mendoi se me disa xhaketa të vjetra, të refuzuara për vlerën e përdorimit edhe nga endacaku më vulnerabël (në mes të acarit) do të mposhte përbindëshin më të rrezikshëm pas Hitlerit, në kohët moderne. Madje pseudo drejtuesit e opozitës nuk u morën fare me fushatën elektorale, për prezantimin e programit elektoral që

për hir të vërtetës ishte i vetmi program serioz, por u morën me “ndarjen e posteve”(Peshku në det tigani ose fterja në zjarr thonë durrsakët).

Shumë intelektualë, qytetarë, njerëz të ndershëm, biznesmenë, të rinj dhe të reja, nuk besuan tek “ndryshimi” që do të ndodhte vetëm për shkak të lodhjes nga pushteti dhe kryerjes së rotacionit formal 8 vjeçar.

Sipas mendimit tim, ky moment duhet lexuar si më poshtë:

Për “Fituesit e pamposhtur” do të jetë njëlloj si fitorja në zgjedhjet e vitit 1991 dhe për opozitën momenti do të jetë si Dhjetori i vitit 1990.

I bëj thirrje popullit shqiptar dhe kryesisht të rinjve të talentuar shqiptar që ta vlerësojnë seriozisht situatën kritike dhe të marrin fatet e këtij vendi në dorë, sa nuk është vonë. Demokracia në Shqipëri është në rrezik serioz.

Mos besoni tek gjërat e dështuara dhe vjetëruara (kalbura).

Unë personalisht kam besim tek e ardhmja dhe nuk kam kohë për të humbur duke u marrë me të shkuarën.

Me këtë pjesë le të merren historianët e pa politizuar.

Zoti ju ndriçoftë mendjet dhe ju udhëzoftë drejt rrugës evropiane!

*Dekan i Fakultetit të Biznesit