Nga Valbona Shkurti Sakollari

Po fillon viti i ri shkollor. E kush e kishte përfytyruar ndonjëherë që kjo ngjarje që gjithnjë ishte burim gëzimi dhe emocionesh, si për shkollarët ashtu dhe për prindërit, do të shoqërohej me kaos, perpleksitet, frikë, paqartësi, të kthehej në një ankth, mankth që s’dimë kur dhe si do të përfundojë.

Distancim social – ç’fjalë e përçunduar. Të dhënat tregojne se femijet dhe te rinjte jane pak ose aspak te prekur nga Covid. Pasojat tek ta jane të lehta. E megjithate po i detyrojme te tjetersohen, të distancohen, të maskohen dhe ndoshta keshtu po i ekspozojmë ndaj një apo më shumë rreziqeve të njohura apo të panjohura. Po u ulim imunitetin me kete maninë e dezinfektimit. Po i stresojmë dhe po i shtyjmë drejt depresionit duke i akuzuar si “vrasës potencial” të gjyshërve!!!! Po i fajësojmë si vrasës, vetem sepse duan të jetojnë jetën e tyre ashtu siç gjyshërit e prindërit e tyre e kane kaluar. Pra po i fajësojmë pse janë të rinj dhe duan të dalin, të luajnë, të shëtisin, të kërcejnë, të përqafohen, të gëzojnë. Po u imponojnë të harrojnë vlerën e një përqafimi kur ndjehesh “në tokë”, përqafim që vlen shumë më tepër se mijëra orë psikoterapie online. Po sakrifikojmë një brez. Një pyetje??? Po nëse flasim për sakrifica, ashtu si prej mijëra vjetesh ndodh, a nuk janë më të vjetërit që sakrifikojnë për të rinjtë? A nuk janë prindërit që sakrifikojnë për fëmijët? Po atëherë pse sot sakrificën e kërkojmë nga fëmijët? Kaq egoist jemi bërë? Në shkollë vetëm për t’u mësuar “lëndët kryesore”. Pa patur mundësi të luajnë, të lëvizin, të flasin (sepse s’kanë as kohë për këtë të fundit). S’ka më 5-minutësha ku mezi çpret të flasësh me shoqen e bankës, të ngacmosh atë që është para teje, të bësh shaka me mësuesit, me një fjalë të jetosh si nxënës. Sa herë e kemi thënë apo dëgjuar shprehjen “vitet e shkollës nuk kthehen kurrë”. Dhe sot, ne po ua mohojmë fëmijëve tanë mundësinë e të qenit shkollar, nxënës. Për çfarë duhet një njeri i formuar, i zgjuar,i shkolluar, pa ndjenja ????? Po krijojmë njerëz robot. Dhe më e keqja është se po na bindin që kjo është gjëja e duhur. Po prindërit pastaj?! Të hutuar, shqetësuar, detyruar të braktisin punën sepse s’kanë ku ti lenë, sepse tek gjyshërit s’shkojnë dot më nga frika se po i “vrasin”. Sepse asnjë punëdhënës nuk të mban në punë për 2,5 orë që do të zgjasë proçesi mësimor. Po gjyshërit?! A i ka pyetur njeri sa vlen jeta e tyre nëse duhet të jetojnë vetëm, pa mundur të kujdesen, të përkedhelin dhe të puthin nipin/mbesën?

Nuk i përkas grupit që mendojnë se Covid nuk ekziston. Jo, besoj fuqimisht që ky virus i mallkuar tashmë është vërtet një e keqe e madhe. Besoj që nëse njeriu vdes për 100 shkaqe, sot Covid ka shtuar dhe 1 më shumë. Besoj gjithashtu, që shumë të pavërteta po tregohen e shumë të vërteta po na fshihen lidhur me Covidin, mënyrën se si ai përhapet apo pasojat që shkakton. Por besoj fuqimisht në fuqinë njerëzore për t’u përshtatur, për ta amortizuar të keqen dhe për të vazhduar të jetojë me instiktet e saj njerëzore. Besoj që socializimi është një vlerë e madhe dhe kontakti njerëzor është i pazëvendësueshëm. Besoj që duke i lejuar fëmijët tanë të rriten shëndetshëm, duke i edukuar e ndërgjegjësuar për rrezikun, por pa i presuar kaq shumë psikologjikisht (ata dhe gjithë shoqërinë), gjërat do të marrin rrugë dhe do të rivendoset një ekuilibër (i ngjashëm apo i ndryshëm nga i mëparshmi). Njeriu ka treguar të ketë aftësi për t’u përshtatur në mijëra vite të ekzistencës së tij. Do ta bëj përsëri. Na lini të jetojmë.