21 nëntor 2014 –  Në llogarinë e tij në Facebook, avokati Spartak Ngjela shpreh mirënjohje për Arvizun që me të drejtë i tërhoqi veshin qeveritarëve shqiptarë.

"Falenderim për Ambasadorin Amerikan ! Pasi postova statusin tim për atë që panë sot shqiptarët në Tiranë, me fotografinë e Enver Hoxhës; dhe, pasi u njoha me atë që shprehu Ambasadori Amerikan; me lejoni që, me optimizmin që më jep fakti…të Falenderoj Ambasadorin Amerikan Arvizu, për qëndrimin e tij të menjëhershëm kundër gjestit brutal, amoral dhe ahistorik që kryeministri shqiptar e të tjerë pas tij bënë në Tiranë. Z, Ambasador ! Sot, të gjithë shqiptarët e moralshëm, demokratë e patriotë, falenderojnë Ju dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbrojtjen e saj konstante të vlerave dhe lirive të shqiptarëve në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin"… Spartak Ngjela