Të vjen keq që shumë mjekë janë të pakënaqur nga mjekësia

21/09/2020 - 18:56

Nga Kristo Huta

Eshtë per te ardhur keq qe shumë mjekë jane te pakenaqur nga mjekesia.

Jam menduar shume këto ditë, edhe pse punoj me orë të gjata. Sidoqofte gjatë mbrëmjeve kam shumë kohë për të gjykuar për rolin tim si mjek në këtë moshë, në këtë vend dhe në këto kohë.

Shume gjera kane ndryshuar keto vitet e fundit, ne shume vende te botes, qe padyshim e kane veshtiresuar punen ne kete profesion te vecante.

E kam vleresuar dhe dashuruar gjithmone profesionin tim, pavaresisht veshtiresive, lodhjes e perkushtimit. Asnjëherë nuk kam dashur të bëj nje pune tjetër dhe nuk dua kurrë qe kjo të mbarojë. Me ben te dridhem kur dëgjoj thenie të tilla: "Nuk po duroj dot me dhe deshiroj të dal në pension sa më shpejt që të mundem". Per te ardhur keq, çfarë humbje! Njerezit me vlera dhe te dobishem nuk dalin ne pension "sa më shpejt që të jete e mundur".

Në disa fusha, mosha dhe mençuria vlerësohen, veçanërisht kombinimi i të dyjave. Në shumë fusha të mjekësisë, mjekët nuk ndihen të vlerësuar në asnjë moshë apo nivel aftësie.

Ne e kemi lejuar veten qe të zhvlerësohemi, dhe ne si profesion kemi humbur qartësinë e vizionit, ndjenjën tonë të profesionit. Duke qene se sa te pavlerësuar dhe te ndrydhur ndjehemi, ne rrezikojmë të humbasim dashurinë për njerëzimin, pa të cilën do ta humbnim plotësisht qëllimin tonë profesional.

Ne jemi shumë të shperqendruar; ne po praktikojmë mjekesine me mendjet tona, por jo gjithmonë me zemrat tona. Ne duhet të kujtojmë pse jemi në këtë profesion dhe kurrsesi nuk duhet të ndiejmë keqardhje për veten tonë.

Ne kemi një nga punët më kuptimplote në botë. Sa keq që shumë prej nesh duan të largohen, ndërsa ata janë akoma në gjendje ta bëjnë punen shume mire.

“Qëllimi i jetës nuk është të jesh i lumtur. Eshtë të jesh i dobishëm, të jesh i nderuar, të jesh i dhembshur, të kesh kete qellim do te thote që ke jetuar dhe jetuar mirë. ”- Ralph Waldo Emerson

Dhe me kete thenie uroj për kolegëve te mi per nje jete sa me te mire ne kete fund sezon vere!.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Dr. Bledar Kurti

JA ÇDO TË THOTË TË JESH STUDENT NË KOSOVË:

Nga Lumturi Njala- Kercuku

Jam pikelluar pa dyshim, nga lajmi i ndarjes nga jeta te Shpresa PRODANIT.

In memoriam

Lamtumirë Shpresa, gjithnjë pranë nesh!

BUJAR QESJA

Një ndryshim 180 gradë krahasuar me protestën e 24 orëve më parë u vu re mbrëmjen e sotme në Durrës.

Tërmeti i mëngjesit të së dielës, ditës kur shumëkush prej nesh preferon të qëndrojë pak më gjatë në krevat, na riktheu dhe njëherë në vë