Nga Andi Bejtja

U mbushën dy orë që televizionet më të mëdha informative në vend japin “live” pa ndërprerje prishjen e lokalit "Panorma" të të famshmit tashmë, Mihalit…

Në emër të kujt standarteve mediatike mund ta mbash kamerën deri tani dy orë te shembja e një lokali, të prishësh gjithë programet e tjera për të zënë ekranin me orë të tëra me një matrapik që shemb një mur…

Fshat mediatik…

Fshat i madh mediatik…

Këto tv. sot janë vetë Mihali që kanë mbi dy orë që i janë hedhur publikut shqiptar mbi kurriz.