Nga Oerd Bylykbashi

Drejtori i Policise se Shtetit foli dje per arritjet e shkelqyera te policise ne proceset e fundit zgjedhore vecanerisht ato te 2015 dhe 2017. Policet po trajnohen per zgjedhjet.‎ Mrekulli!

‎Policet do te trajnohen se si t'i lene qendrat e votimit ne meshire te bandave qe rrine tek dera e qendresse votimit, korridori apo oborri i shkolles qe kur zgjedhesi te kaloje per te votuar, te mos i shkoje ne mendje ta dredhi e te votoje ndryshe nga sa ka premtuar kundrejt pageses?‎

Policet do te trajnohen sipas porosise se Rames qe kur te mbarojne sherbimin te zhveshin uniformen dhe te bejne fushate per Partine Socialiste?‎

Policet e rekrutuar gjate Rilindjes dhe ata te dalluar ne fushaten e kanabizimit do te trajnohen me detyra specifike qe kur te marrin sinjalizim per presione dhe shit-blerje votash, te bejne cmos qe te mbrojne perimetrin e zones ku po vepron banda perkatese?‎

Policet do te trajnohen te identifikojne kriminelet e bandave te ndryshme nepermjet fotove senjaletike te dosjeve kriminale, madje t'i klasifikojne ata sipas bandave, qe te mos ndodhin ndalime apo arreste ne flagrance nga keqkuptimi?

Studimi i dosjeve 339 dhe 184 do te jete si teme diplomimi?‎ Si te mbulojme provat e shitblerjes se votes ne bashkepunim me prokurorine?‎

Nuk eshte cudi qe me porosi te vecante te Drejtorit te Pergjithshem, policet do te trajnohen te thone diten e votimit, pa nderprerje dhe ngaterrese, shprehjen qe do siguroje standartet zgjedhore: "Polli pula e Lleshit ne kacile te leshit". Kjo do t'i tmerroje bandat!