Vendparkimet për invalidët, ja si abuzohet me to në Durrës (FOTO)

Postuar: 14/03/2018 - 21:05

   Nga Adivije Hoxha*

Shoqata e invalidëve “Paraplegjikë & Tetraplegjikë”, dega Qarku-Durrës, këtë here ngre një shqetësim që i bën ata të ndjehen, jo vetëm të diskriminuar, por të përjashtuar nga shoqëria...

Dhe ja se pse:

Në Bashkinë- Durrës janë një numër i konsiderueshëm i Personave me Aftësi të Kufizuar fizike (PAK), ku vetëm në Bashkinë e “vjetër” (pra, pa Njësitë e reja administrative që janë shtuar) janë rreth 500 PAK, ku shumë prej tyre janë dhe përdorues të automjeteve  apo mjeteve të ndryshme lëvizëse.

Bazuar në ligjjin për Aksesueshmërinë (2004) dhe VKM 1074/2015, të gjitha subjekteve dhe institucioneve vendore e social-kulturore, që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve, e kanë për detyrë të marrin masa dhe të bëjnë të aksesueshëm ambjentet e tyre. Njëkohësisht, është detyrë e Bashkisë që të urdhërojë subjektet private që shfrytëzojnë hapësirat publike, që të bëjnë të aksesueshëm ambjentet e tyre të jashtme dhe të brendshme.

Nisur nga VKM 1074, Shoqata e invalidëve “Para-Tetraplegjikë”, Durrës, ka kërkuar here pas here marrjen e masave për heqjen e barrierave dhe aksesueshmërinë për PAK, ku një ndër to ishte dhe vendosja e tabelave vertikale dhe vizimeve horizontale të “PARKIM I REZERVUAR”, sipas legjislacionit dhe rregullores përkatëse për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Fatmirësisht, u arrit të vendosen disa tabela (ndonëse, jo të gjitha sipas standarteve të kërkuara), ku ndër to përmendim: te Spitali, te Policia, para Prefekturës, te Bashkia etj.

Por, a shfrytëzohen nga PAK këto vendparkime?!!!

Fatkeqësisht, JO. Pasi drejtues automjetesh të papërgjegjshëm parkojnë makinat e tyre në këta vendparkime të rezervuara dhe invalidët asnjëherë nuk i gjejnë të lira (për këtë flas me përgjegjësi personale si përdoruese automjeti).

Mendojmë se është detyrë e Policisë Rrugore, që meqenëse ata ndëshkojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe parkojnë në vende të gabuara, të ndëshkojnë edhe këta drejtues të “pa informuar” që zënë vendparkimet e caktuara për invalidët. Theksojmë se: automjetet e Invalidëve Paraplegjikë mbajnë si identifikim të tyre, në xhamin e përparmë, logon e invalidit.

Është për të ardhur keq, që shoqëria jonë akoma nuk e kupton që Personat me Aftësi të Kufizuar janë pjesë e tyre dhe kanë të drejtën e lëvizjes së lirë për të gëzuar e jetuar në një shoqëri të barabartë…

*Kryetare e Shoqatës së invalidëve “Para&Tetraplegjikë”, dega Qarku-Durrës dhe njëkohësisht përfaqësuese e para&tetraplegjikëve të Shqipërisë në KKAK, pranë MSHMS.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditën e premte dhe të shtunë, Edi Rama u shfaq në Rinas i emocionuar duke pritur zbritjen e avionit të parë me logon e Air Albania.

   Rama reagoi menjëherë ‎kundër propozimit të PD dhe opozitës për veting me ligj që dekriminalizon politikën shqiptare.

   Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri.

   Partitë populiste 5 Yjet dhe Lega kanë më pak se dy muaj që kanë formuar qeverinë e re italiane, ndaj është ende herët për të kuptuar

   Ndërsa debati për Teatrin Kombëtar vijon, studiuesi i njohur Aurel Plasari ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Dje ishte Samiti i NATO-s, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan Donald Trump.

   Gazetarja e njohur Edlira Gjoni, me eksperiencë të gjatë në punën me ndërkombëtarët, ka postuar një status në profilin e saj në Facebo