Nga Oerd Bylykbashi

Zgjeforma Redhore

Nuk e kam gabim, eshte pikerisht keshtu "zgjeforme redhore" sepse eshte nje rremuje e vertete ajo qe propozojne socialistet, dhe kakofonia ‎dhe idete konfuze e pa bosht te ndonje deputeti sere me plastmas apo qe eshte celur ne inkubator me ndricim dhe ngrohje artificiale.

Socialistet e kane nga halli sepse e shohin se si e gjitha po u shkon per dreq permes gishterinjve dhe bejne disa propozime per amendamente ‎qe sic e thone vete nuk mund te prekin problemet kryesore: shitblerja e votes (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administraten publike dhe abuzimi me burimet shteterore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themore, lirise dhe sekretit te votes (rekomandimi prioritar 8 ).

Pra, cfare reforme do ishte po te mos trajtonte keto? Asgje tjeter vetem si nje seance tek salloni i bukurise tek lagjia, para se te shkosh ne takim me nderkombetaret ne takimin e qershorit.‎ Pak krehje flokesh, pak truk aty-ketu qe stonon me ngjyren e getave dhe takat e kepuceve.

Por pjesa me gallate jane propozimet qe dalin nga serat e plastmasit apo inkubatoret. As qe u griset plastmasi i seres apo kriset xhami i inkubatorit per standartet e procesit zgjedhor. Nuk duan asgje me pak‎ se ndryshime sistemi. Think big (si perendimor) ose kerko 100 te marresh 50 (si ne pazar perimesh sere) kane mesuar ne shkollat respektive. Njeri ia keput gozhdes, tjetra gozhdes tjeter.

Po t'i pyesesh me tej se si duhet bere nje gje e tille, pra si te reformosh sistemin zgjedhor apo sistemin e partive, nuk eshte cudi te degjosh: "duam mazhoritar me lista te hapura! Partite te jene me fryme euroatllantike paqesore". Sir Thomas Hare apo Victor d'Hondt‎ kane qene thelbesisht gabim mesa duket qe nuk e pane sistemin zgjedhor si nje ceshtje agrokulturore. "Ku marin vesh ata e're!" do te thoshte ndonjeri.

Kjo Zgjeforme Redhore me Don Kishotin e gjate te mazhorances, Sanco Pancot dhe Dylqinete qe i mbajne ison ne ate salle, e kane gjetur cilit mulli me ere t'i turren atje ne sallen e parlamentit. "Sistemi sistemi!" bertasin a thua se sistemi e ka fajin pse demokracia ne partite politike eshte ne pike te hallit, futen kriminelet ne parlament, lihen jashte gra dinjitoze, korrupsioni politik ben kerdine, etj. Ky eshte karburanti politik qe i fusim sistemeve zgjedhore. Deri me sot kemi shkaterruar kater lloje sistemesh. E t'u vesh fajin atyre per sjelljen e partive dhe individeve politike ne Shqiperi, ‎eshte si te thuash qe fajin e ka Daimler Benz pse prodhon Mercedes Benz qe nuk duron dot naften e Ballshit dhe ngec ne rruge.

Nderkohe deputetet qe bejne betimin se do perfaqsojne veten dhe familjen e vet jane si ai transplanti i fytyres qe nuk ngjit, nuk eshte kompatibel sepse nuk perputhen as grupi i gjakut asgje tjeter. Dhe seanca e djeshme ishte pasqyra ku dukej sa e shemtuar eshte fytyra me implant e kesaj mazhorance‎.

Nuk eshte cudi qe ne kete rrumpalle, Zgjeforma Redhore ne ate seren apo inkubatorin e vet, ‎te na prodhoje ndonje sistem te ri, psh "Zirrum me Prim". Si ato domatet me hormone mbi vlerat e lejuara. Sir Thomas Hare dhe Victor d'Hondt qe kane shpikur dy prej formulave te sistemit tone zgjedhor, do te rrotulloheshin ne varr! Po ata kane qene gabim qe reformen e sistemit zgjedhor e shihnim ne menyre elitare.