Korçë:Bllokohet në minierë, dyshohet të ketë vdekur 27-vjeçari

30/12/2013 - 23:05

30 dhjetor 2013- Mbrëmjen e sotme, një 27 vjeçar dyshohet se ka mbetur i vdekur në minierën e Lozhanit të Korçës. Nga të dhënat paraprake, mësohet Mirjan Bushi nga varferia ekstreme ka hyre ne minerë  dhe kërkonte hekura që i shiste për skrap. 

Galeria  eshte shembur  dhe po punohet për gjetjen e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shpëtim-minierave dhe policia, të cilët janë njoftuar nga banorët e zonës.“Nuk dimë gjë për fatin e djaloshit 27-vjecar”, tha policia në orët e vona të mbrëmjes së të hënës. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: