Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 viktimë.

Sipas njoftimit janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!