Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

12 persona të arrestuar në Kosovë për shpërdorim detyre dhe ryshfet

24/02/2021 - 22:34

Në Kosovë të mërkurën u arrestuan 12 persona nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të prokurorisë dhe njësitit të policisë së Kosovës kundër krimeve ekonomike. Përgjatë operacionit që filloi në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë si dhe në katër komuna të tjera të Kosovës: Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një konferencë me gazetarë se “janë arrestuar 12 persona, dhjetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, të cilët u kanë ndihmuar këtyre personave në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale; keqpërdorim i subvencioneve, shpërdorim i autorizimeve zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.

Drejtori i departamentit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, tha se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve … Ato dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje ryshfeti dhe dhënie e ryshfetit”, tha zoti Sahiti.

Sipas prokurorisë hetimet dhe grumbullimi i informacioneve janë zhvilluar nga muaji janar dhe se gjatë operacionit përveç parave janë konfiskuar edhe makina, kompjuterë, dhe telefona celular. Prokuroria tha se operacioni pritet të vazhdojë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë vazhdon të mbetet një nga fushat e kritikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.

Vëzhguesit thonë se në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë operacionet dhe arrestimet për keqpërdorime, por sipas tyre sfidë mbetet ndëshkimi i të përfshirëve në veprimtari të tilla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.413 persona të dyshuar pë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të COVID-19.

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit, 684 persona të infektuar me COVID-19, teksa janë shënuar 7 viktima nga virusi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja, Vjosa Osmani i kanë dërguar një letër organizatës Europa Nostra, ku tregojnë arsye p

Sipas njoftimit për media të dërguar nga zyra e Kryeministrit, Blinken ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur fo

Blerim Vela është emëruar Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër koronavirusit i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare, do të fillojë më 8 p

Në Kosovë të mërkurën kanë hyrë në fuqi masat e reja të kufizimit të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laborat

Vjosa Osmani ka marr sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.