13 raste të reja me koronavirus në Kosovë

02/06/2020 - 20:27

Trembëdhjetë raste me koronavirus janë konfirmuar të martën. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të martën janë shëruar katër pacientë me COVID-19, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 847.

Të martën janë testuar 193 mostra. IKSHPK-ja nuk ka njoftuar për vendet prej nga vijnë të infektuarit.

Por kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se shtatë raste janë në Prishtinë.

“Gjashtë prej tyre janë familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar Ahmeti.

Gjithsej në Kosovë prej 8 shkurtit deri më 2 qershor janë testuar 15.333 persona. Numri i rasteve pozitive është rritur në 1123, kurse kanë vdekur 30 persona. Të gjithë të vdekurit kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Numri i rasteve aktive është rritur në 246.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova kanë dënuar kërcëni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ranë dakord për zgjatjen teknike njëvjeçare të ma

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me k

Humb jeten pas nje lufte te gjate me koronavirusin babai i gazetarit të njohur të Kosovës, Berat Buzhala.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani i është drejtuar policisë, pas një përplasjeje që pati në seancën e së premtes në mbrëmje, k

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve nga koronavirusi.

Një vajzë 21-vjeçare nga Podujeva e Kosovës ka ndërruar jetë në Mjekësinë Sportive. Vajza e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P ka vdek

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëjë

Pas mbajtjes së Samitit të Parisit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë dalë me një deklara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar nga koronavirusi.