13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 persona të tjerë janë shëruar

01/04/2020 - 20:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 125.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 113 mostra, prej të cilave 13 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”,- ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka njoftuar se edhe katër persona janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 10 numrin e të shëruarve.

“Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10)”,- bën të ditur IKSHPK.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

SOT KATËR TË SHËRUAR, GJITHSEJ DERI SOT 10 TË SHËRUAR ME COVID-19!

Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10).

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.520 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 01.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 21.548 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.873, Vërmicë 5.928, Jarinje 1.841, Dheu i Bardhë 1.092, Hani i Elezit 3.567, Kullë 1.357, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 911.549 raste të COVID-19 dhe 45.532 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (205.032), Italia (110.574), Spanjë (102.136), Kina (81.554), Gjermani (76.544), Francë (52.128), Irani (47.593), Mbretëri të Bashkuar (29.474), Zvicër (17.137), Turqi (15.679), Belgjikë (13.964), Holandë (13.614), Austria (10.585) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.415), Serbi (1.060), Kroaci (963), Slloveni (841), Maqedoni e Veriut (354), Shqipëri (259) dhe Mal i Zi (123).

Deri me 01 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.155), Spanjë (9.053), Francë (3.523), Mbretëri e Bashkuar (2.352), Holandë (1.173), Belgjikë (828), Gjermani (858), Zvicër (461), Turqi (277), Austri (146), Danimarkë (104), Greqi (50), Poloni (36), Luksemburg (29), Serbi (28), Hungari (20), Slloveni (15), Shqipëri (15), Maqedoni e Veriut (11), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Hashim Thaçi duket se dialogun Kosovë- Serbi e do vetëm me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ngërç institucional, por ka theksuar se ka mospajtime e zgjidhj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, nga të cilat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fitër Bajramin njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Kandidati i mandatuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin qeverisës para Grupit Par