Në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitita, tha se katër rastet e reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të një pacienti të diagnostikuar si pozitiv me koronavirus, më 13 mars.

“E gjithë familja ka qenë në vetëizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, shkroi në Facebook ministri Vitia.

Në Kosovë, rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars./REL