Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.775 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.