Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.825 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë.

Numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes.