Pensionistët që marrin më pak se 100 euro në muaj, do të ndihmohen nga shteti me një rritje prej 30 euro.

Por, kjo rritje që u miratua nga Qeveria Hoti në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, do të vlejë vetëm për tre muaj.

Për po të njëjtën periudhë, janar-mars do të vazhdojnë dyfishimet e skemave sociale, që përfitojnë 25 mijë familje, si dhe për personat që kanë humbur vendet e punës do të ndihmohen në total me 10 milionë euro.

“Sikur ndihma direkte për qytetarë, Kryeministri, Avdullah Hoti ka treguar se njëjtë do të veprohet edhe me gastronominë e hotelerinë. Këto pika dhe 13 të tjera kapin vlerën e 222 milionë e 400 mijë euro”, thotë ministrja e financave, Hykmete Bajrami.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti foli për aktivitet ekonomike që janë prekur më shumë nga pandemia: “Bazuar në hulumtimet vendore, aktivitetet ekonomike që kanë pësuar më tepër rënie nga pandemia janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit me 79 për qind, patundshmëria 44 për qind, transporti 43 për qind, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 37 për qind”.