Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.340 persona të dyshuar për koronavirus, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime.

Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.