6 të akuzuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë

03/12/2019 - 12:01

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën akuzë ndaj 6 personave në lidhje me vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç në janar të vitit 2018.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. akuzohen për veprat penale "pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar", "keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar", "ndihmë në kryerjen e veprës penale; Vrasje e rëndë", "mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve", "zbulimi i fshehtësisë zyrtare", "keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje" dhe "manipulim me prova, në bashkëkryerje".

Në njoftim thuhet se “të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup, me role të përcaktuara formalisht, i cili grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z.V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Të pandehurit aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit dhe realizimin e përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, me qëllim të shtrirjes së kontrollit të bizneseve në territorin dhe kontrollin e politikës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “ Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese-konkrete për grupin në fjalë, me ç’rast veprimtaritë e këtij grupit kriminal të organizuar kanë rezultuar me vrasjen tani të të ndjerit Oliver Ivanoviç, ku paraprakisht nga i njëjti grup i është djegur edhe vetura e tij. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin më të gjatë të prokurorisë.

Akuza nuk e sqaron se kush mund të ketë kryer vrasjen. Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar të vitit 2018 në veriun e Mitrovicës./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se Kosova ka shpallur person “non-grata” austriakun Peter Hendke, i cili fi

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se brenda kësaj jave do të takohet me liderin e VV-së, Albin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e së kaluarës, ndërsa i bëri thir

Prej kohës kur janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodh

Kosova do të nisë rikthimin në Shqipëri të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që janë strehuar atje.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, edhe sot e ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të s

Rreth treqind persona janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë, të cilët do t’i përgjigjen prokurorisë rreth dyshimeve për

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm k

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar më 7 dhjetor të vitit 2001 dhe kjo është bërë pas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në një konferencë në Berlin të organizuar nga East-West Institute.