Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.590 persona të dyshuar për koronavirus, prej të cilëve zultojnë 609 raste pozitive.  

Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.

Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes.