Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.494.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 205 mostra, prej të cilave 62 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi.