7-vjeçarja shkon për të bërë rezonancën magnetike, vdes nga mbidoza

04/08/2020 - 17:46

Një vajzë e mitur, e moshës 7-vjeçare, ka vdekur ditën e sotme në Prishtinë. Víktima kishte shkuar në njërën nga klinikat private për të bërë një rezonancë magnetike të kokës, ndërsa ka ndërruar jetë nga mbidoza e narkozës.

“Vajza është dërguar në një klinikë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancën magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbidozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht, por gjatë kohës që ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbidozë”, ka thënë xhaxhai i të ndjerës.

Vdekjen e së miturës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Ahmeti tha më tej se janë duke punuar që të zbardhet rrethanat e vdekjes.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në morg për t’u kryer autopsia dhe zbardhur shkaqet e vdekjes”, ka thënë Ahmeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi është vetëdorëzuar në organet e drejtësisë.

Një 14-vjeçare nga Mitrovica ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar 645 të dyshuar për koronavirus, prej të cilë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dial

Sali Mustafa i arrestuari i parë nga Prokuroria Speciale do të nisë betejën e tij ligjore në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili më vonë u bë kryeministër i vendit, nesër (2

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj