Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.998.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 456 mostra, prej të cilave 82 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 7 persona të prekur nga koronavirusi.