Abuzuan me minorenen, gjykata jep vendimin për policin dhe mësuesin

09/02/2019 - 16:14

Gjykata e Prishtinës ka marrë vendimin për rastin e përdhunimit të 16-vjeçares në qytetin e Drenasit. Mësuesi me iniciale SH.XH., është lënë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa gjinekologu i klinikës ku vajza u detyrua të abortonte është lënë në arrest shtëpie.

Bashkë me mësuesin, gjykata ka dhënë masën e sigurisë  arrest me burg për 30 ditë edhe për policin, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën pasi kjo e fundit kishte shkuar të denonconte mësuesin për ngacmime seksuale.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga pasi që i pandehuri SH.XH., mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Vajza 16-vjeçare dyshohet se mbeti shtatzënë me policin dhe ky i fundit e ka detyruar atë të abortojë tek klinika e gjinekologut, që siç raportojnë mediat vendase rezulton se kishte marrëdhënie shoqërie me policin abuzues.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikojë tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në vendim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka bërë të ditur se Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Brenda këtij viti, Kosova do të bëhet me ambasada të reja në katër shtete.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së Federica Mogherini për dialog gjysmë të fshehtë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar Ligjin për Qeverinë, i cili parashikon zvogëlimin e numrit të të zgjedhurve dhe sak

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa doganore 100 % e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina d

Përkundër faktit se disa vende mund të kenë tërhequr aktin e njohjes, autoritetet në Prishtinë besojnë se janë 116 shtete që e kanë njohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip S.Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e Pavarësisë.

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli b

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë së vendit, ndër

Kosova ka shënuar sot 11-vjetorin e Pavarësisë, që kur në vitin 2008 në Kuvend u lexua Deklarata e Pavarësisë.