Akademia e Shkencave të Kosovës kërkon të anulohet Nobeli për Handken

10/10/2019 - 19:09

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës tha se është e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Handke njihet si figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Për rrjedhojë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës tha se kërkon që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si "akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike".

"Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit", thuhet, mes tjerash, në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Të enjten, Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Akademia suedeze ndau sivjet dy çmime në letërsi, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual. /Rel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë së re.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 61 vota për qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do të drejtojë seancën për votimin e Qeverisë Hoti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, do t’i drejtohen serish ulëseve të tyre për të zgjedhur një qeveri të

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me komunikatë për media pas përfundimit të takimit të Kryesisë dhe grupit parlamentar të kësaj partie, një d

Trembëdhjetë raste me koronavirus janë konfirmuar të martën.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një deklarate për shtyp ka justifikuar masën e vendosur për shqiptarët në pikat kufitare.

Zyrtarë të Minierës së Artanës, rreth 40 kilometra në lindje të Prishtinës, thanë se dy veta kanë humbur jetën si pasojë e një shembjeje

Zyrtarë të Minierës së Artanës, rreth 40 kilometra në lindje të Prishtinës, thanë se dy veta kanë humbur jetën si pasojë e një shembjeje

Lëvizja Vetëvendosje e ka vazhduar edhe në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës peticionin që nisi online në 30 maj me kërkesë të vetme mb